‘Opozita nuk po kërkon qoka’/ Korreshi: Aksioni në parlament po e bashkon PD

‘Opozita nuk po kërkon qoka’/ Korreshi: Aksioni në parlament po e bashkon PD

20:16, 16/11/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD, Saimir Korreshi tha se aksioni i opozitës në Parlament me bllokimin e seancave parlamentare e ka bashkuar më shumë Partinë Demokratike.

Gjatë një intervistë për Euroneës Albania, Korreshi u shpreh se PD në parlament nuk po kërkon ti jepen qoka por vetëm të drejtat që ja garanton Kushtetuta.

Korreshi: Njerëzit janë të lodhur nga një opozitë me dy a më shumë liderë por dua ta shikojnë këtë aksion opozitar. Ky aksion ka sjellë një lloj harmonie te demokratët që na shikojnë bashkë dhe thonë që kjo duhet të ishte që në fillim, dhe thonë që kjo gjë duhet bërë edhe brenda partisë. Sigurisht ata janë koshientë se kjo nuk mund të ndodhë brenda natës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco