Braimllari: Erion Veliaj dhe masha e tij Romina Kuko model i shëmtuar përballë qytetarëve të Tiranës

Braimllari: Erion Veliaj dhe masha e tij Romina Kuko model i shëmtuar përballë qytetarëve të Tiranës

11:07, 16/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Grupit të Këshilltarëve të Partisë së Lirisë, në Bashkinë e Tiranës, Endrit Braimllari në një status të tij në Facebook shkruan se Erion Veliaj dhe masha e tij Romina Kuka të cilët kanë drejtimin e Këshillit Bashkiak po japin modelin e shëmtuar përballë qytetarëve të Tiranës.

Braimllari shton më tej se arroganca, papërgjegjshmëria në drejtimin e bashkisë dhe të Këshillit Bashkiak, mungesa e informacionit ndaj këshilltarëve të opozitës nuk mundet të largoj vëmendjen nga hajdutëria e Veliaj në Bashkinë e Tiranës.

Postimi i plotë i Endrit Braimllarit: 

Erion Veliaj dhe masha e tij Romina Kuko në drejtimin e Këshillit Bashkiak, po japin modelin më të shëmtuar përballë qytetarëve të Tiranës.

Arroganca, papërgjegjshmëria në drejtimin e bashkisë dhe të Këshillit Bashkiak, mungesa e informacionit ndaj këshilltarëve të opozitës nuk mundet të largoj vëmendjen nga hajdutëria e Veliaj në Bashkinë e Tiranës.

Erion Veliaj në bashkinë e Tiranës pasi shiti drejtorët e tij të përfshirë në çështjen e inceneratorëve tani po përfshinë Kukon si pjesë të skemës së tij të hajdutërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco