KAFE SHQETO/ Alimehmeti: Qeveria ka dështuar përballë studentëve

09:45, 16/11/2023
A+ Aa A-

Studentët e mjekësisë arritën fitoren e parë kundër qeverisë Rama. Gjykata Kushtetuese pranoi kërkesën për pezullimin e zbatimit të ligjit për studentët e mjekësisë, që i detyronte të qëndronin deri në 5 vite pas studimeve në vend ose në të kundërt do duhej të paguanin tarifën 2300 euro për çdo vit akademik.

Më 14 nëntor, Gjykata Kushtetuese vendosi pezullimin e zbatimit të ligjit për trajtimin e veçantë të studentëve të mjekësisë.

Për të folur për këtë temë ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në SYRI.TV, mjeku i njohur dhe njëkohësisht kreu i Grupit të Këshilltarëve të Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti.

Alimehmeti u shpreh ndër të tjera se qeveria Rama dështoi me ligjin për studentët dhe kjo falë këmbënguljes së studentëve.

Alimehmeti: Studentët e mjekësisë hyjnë tek elita e të rinjve tanë. Te elita e të rinjve tanë, në qoftëse do të merreshin vetëm me llafe, nuk do të arrinin kurrë të ecnin përpara. Në qoftëse do të shkosh të gjuash me gur çdo qen që ecën rrugës, nuk do të arrish kurrë në destinacion, thoshte Winston Churchill (ish-kryeministri britanik).

Këte e dinim mirë studentët tanë dhe nuk u morën fare me këtë pjesë, vetëm me atë tyren dhe qëndruan deri në fund me atë çiltërsinë e tyre të kërkesës, me atë moralin e palëkundër. Pikërisht dhe unë do të ripërsëris ato fjalë që tha zonja Guri aty jashtë Gjykatës Kushtetuese.

Tha shumë qartë: që lirinë nuk ta fal kush, për lirinë, për të drejtat e tuaj duhet të luftosh fillimisht që të marrësh. Dhe ne e dimë se kemi luftuar në vitin ’90, janë po këta studentë të asaj kohe luftuan për lirinë dhe për të drejta e më pas do luftosh për t'i ruajtur ato sepse në mënyrë të vazhdueshëm do të duan t'i cënojnë.

Kështu që kjo është rruga. Ata po e tregojnë shumë qartë se çka duhet të bërë. Duhet qëndruar me të drejtë me moral me fytyra të pastra. Ja shifini (në ekran tregohen një foto e studentëve të cilët janë të entuziast kur ata dalin nga Gjykata Kushtetuese).

Image

Dhe arrihet e drejta e tyre dhe në këtë vend që gjithkush ka humbur shpresat që mund të arrihet. 

Prandaj është një sërë fitoresh nga ana e tyre, nuk është një e vetme, kjo është ajo e rradhës. Do presim patjetër shprehjen e Gjykatës Kushtetuese sepse është shprehur do i gjykojmë më në themel. Por ç’ka do të thotë kjo?

Do të thotë që ai ligj që në dukje të parë nuk është i rregullt se po të kishte qenë i rregullt as nuk merrnin në shqyrtim fare ose e kalonin direkt, apo jo. Ishte shumë e qartë kjo. Fakti që do të shqyrtohet në themel do të thotë që në sipërfaqe ka gjëra që nuk shkojnë, pastaj do e shikojnë deri në themel patjetër se nuk e kanë parë për shkak të kohës.

Por çështja e madhe, neve së pari na jepet një sinjal se përmes një pune me të vërtetë civile, me të vërtetë pastër dhe të moralshme, ja pra u arritka dhe në këtë vend. Dhe e dyta që është më e rëndësishme. Ky ligj unë jua thashë, është thjesht një përpëlitje ligjore e një qeverie që ka dështuar në menaxhimin e burimeve njerëzore në shëndetësi, gjë që e kemi thënë prej vitesh që kemi probleme, kemi vakanca në këtë drejtim.

Mohohet. Dhe tani mohohet dhe në shkresa zyrtare që u kanë shkuar po këtyre studentëve, se kanë bërë një tufë me shkresë dhe marrje informacioni dhe i kanë marrë ato informacione, pra këtyre u përgjigjen, ndërkohë që deputetëve, këshilltarëve bashkiak, etj, etj nuk u përgjigjen. Kjo është shumë interesante. Dhe thuhet se vetëm 4% janë vakanca. 4%  është një shifër minore fare, përsa i përket numrit të mjekëve. 4% e mjekëve është një shifër minore, bëjni llogaritë vetë. Do të thotë se prap nuk pranojnë sa keq janë.

Megjithatë ka dhe një problem. Me përpëlitje ligjore kanë tentuar shumë shtete të bllokut lindor të Europës, ka tentuar, Rumania, Bullgaria, Kroacia se u detyruam t’i shihnin si këto funksionin. Interesante është që asnjë institucion qeveritar nuk i ka parë dhe të gjitha këto përpëlitje ligjore dështuan me sukses në të gjitha këto shtete të Europës Lindore, të cilat në fund të ditës thanë OK ne do të shkojmë do i mbështesim mjekët, ekonomikisht socialisht, profesionalisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco