Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

Kumria: Azilkërkuesit mund të lirohen me kusht dhe të ngelin në Shqipëri

20:16, 15/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e orë 19.00 në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko për të komentuar marrëveshjen e Ramës me Melonin mbi emigrantët ishte avokati nga Britania e Madhe, Saimir Kumria.

Kumria është shprehur se Gjykata supreme në Britani e ka rrëzuar depërtimin e azilkërkuesve në Ruandë.

"Sa i përket lajmit që rasti i Ruandës që e presin të gjithë azilkërkuesit është rrëzuar nga Gjykata Supreme. Dua të theksoj që ajo është pjesë Ruanda ishte koloni e Britanisë së Bashkuar.

Marrëveshja e Ruandës kishte në thelbin e saj që edhe azilkërkuesit nëse do të fitonin zilin do të duhet të jetonin jetën atje, ndërsa rasti  i Shqipërisë është më ndryshe pasi Italia nëse ja aprovon azilin qytetarët do të d8uhet të kthehen atje dhe nuk qëndrojnë në Shqipëri.

Ndoqa gjatë gjithë ditës së sotme reagimin shoqërisë civile dhe i mbështes fuqishëm atë por duhet që të kërkojnë shqyrtimin më të saktë të pprojektligjit dhe të kërkojnë vëmendje mbi marrëveshjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Një azilant që vjen në Shqipëri do të duhet që brenda21 ditësh të shqyrtohet por kjo praktikisht është shumë e vështirë që të arrijë këtë kuotë, por nëse ajo arrin të shkojë deri në 6 muaj i bie që ata njerëz do të duhet të qëndrojnë të burgosur në azil."

Ndër të tjera avokati ka sjellë në vëmendje dhe modelin britanik ku një azilkërkues mund të qëndrojë nëse gjen një garantore dhe ti siguroi banesën ndërsa ky  model mund të aplikohet dhe në Shqipëri me emigrantët.

"Në këto procese duke parë dhe atë në Britani ku ne supertojmë dhe mbështesim shtetasit shqiptar, lirimi me kush ka kriter kryesor që ofruesi i garancisë ta akomodojë në shtëpi, pyetja ime është mos vallë do të aplikohet dhe në Shqipëri dhe ky element do të duhet që ta mirë mendojnë institucionet ne vend."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco