Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

SYRI TV/ Tryeza me ekspertë të ekonomisë, Berisha: Buxheti i vjedhjes më të madhe shtetërore

19:08, 15/11/2023
A+ Aa A-

Në një tryezë me ekspertë të ekonomisë, kryetari i PD-së, Sali Berisha e cilësoi projektbuxhetin për vitin 2024, si buxheti i vjedhjes më të madhe shtetërore. Lideri demokrat u shpreh se miliona euro shkojnë për PPP-të korruptive dhe për pasurimin e kryeministrit dhe klanit të tij.

SYRI TV

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi si buxhetin e vjedhjes më të madhe shtetërore, projektbuxhetin e qeverisë për vitin 2024. Gjatë një tryeze me ekspertë të ekonomisë, lideri i opozitës, deklaroi se mazhoranca po e miraton këtë buxhet, në mënyrë klandestine, përmes platformave zoom, duke shkelur rregulloren, pasi  mbledhjet online parashikohen vetëm në kohë lufte ose fatkeqësie natyrore. 

Kreu demokrat akuzoi kryeministrin se për vitin 2024, ka parashikuar më shumë para, për kontrata e partneritetit publik privat, se sa për paga dhe pensione për qytetarët. 

Berisha ngriti shqetësimin për taksimin e profesioneve të lira, për mungesën e mbështetjes ndaj qytetarëve dhe investimeve në arsim e shëndetësi, ndërsa paralajmëroi se opozita do të vijojë betejën pa kthim në parlament, për të shtrirë në gjithë vendin. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco