Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

I mbaroi mandati si i përkohshëm, Luigi Soreca largohet nga ambasador i BE

I mbaroi mandati si i përkohshëm, Luigi Soreca largohet nga ambasador i BE

18:52, 15/11/2023
A+ Aa A-

Ambasadori i komanduar i delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ka përfunduar sot detyrën e tij në vendin tonë.

Në një postim në rrjetet sociale, ai është shprehur se në këta 3 muaj ka përmbushur misionin për të mbështetur Shqipërinë në rrugën drejt integrimit.

‘Ishte një nder dhe kënaqësi të drejtoja sërish ekipin e madh të Delegacionit të BE-së në Shqipëri. Në tre muajt e fundit, ne kemi përmbushur shkëlqyeshëm misionin tonë për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së. Faleminderit shumë për përkushtimin dhe qëndrueshmërinë tuaj! Vazhdoni punën e shkëlqyeshme derisa të bashkoheni me BE-në!’, shkruan Soreca, krahas postimit të disa fotove me stafin e delegacionit.

Kujtojmë se Luigi Soreca u rikthye në 1 shtator në krye të delegacionit të BE-së në Shqipëri, pas largimit të Christine Hohmann.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco