Kurti sot takohet me Njësinë Speciale Intervenuese

Kurti sot takohet me Njësinë Speciale Intervenuese

11:09, 15/11/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot [e mërkurë] në orën 16:00 do të takohet me Njësinë Speciale Intervenuese për të diskutuar për kërkesat e tyre pas protestës së mbajtur më 1 nëntor, ka mësuar KOHA.

Pjesëtarët e Njësitit Special Intervenues, njësiti më elitar i Policisë së Kosovës, patën protestuar para ndërtesës së Qeverisë të Kosovës më 1 nëntor, duke kërkuar ndryshim të kategorizimit të vendeve të punës dhe shtesa më të mëdha të rrezikshmërisë.

Ata paralajmëruan edhe një protestë për në 7 nëntor, por e cila u pezullua pasi pati premtim nga Kurti për t’i pritur në takim.

Një ditë më parë, kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka thënë se ende s’ka një ditë të caktuar mbi takimin e kryeministrit Kurti me përfaqësuesit e zyrtarëve policorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco