Rama: GjK u ka dhënë të drejtë, por opozita të hetojë një vjedhje timen në 5 vite, se ashtu është në Europë

Rama: GjK u ka dhënë të drejtë, por opozita të hetojë një vjedhje timen në 5 vite, se ashtu është në Europë

22:21, 14/11/2023
A+ Aa A-

Janë tetë Komisione Hetimore të kërkuara nga opozita e të bllokuara nga shumica.

Pas kësaj deputetët opozitarë nuk kanë lejuar zhvillimin e seancës plenare në kushte normale. Lidhur me këtë situatë ka folur më në fund edhe penguesi i ngritjes së komisioneve, Edi Rama.

Ai tha se ka vendime të Gjykatës Kushtetuese të cilat kanë vendosur kornizën brenda të cilës mund të miratohet një Komision Parlanmentar, por opozitës ia caktoj unë se kur duhet t'i ngrejë komisionet, 1 në pesë vjet, mjafton, është shprehur Rama.

“Ka vendime të Gjykatës Kushtetuese të cilat kanë vendosur kornizën brenda të cilës mund të miratohet një Komision Parlanmentar. Ka kritere të përcaktuara kur ngrihet një komision. Nuk mund të abuzohet me këtë të drejtë. Nuk mund të ngresh një komision për të gjetur rrugës se çfarë do të dalë. Duhet të paraqesësh, indicia të qarta mbi psenë e ngritjes së këtij komisioni.”, tha Rama.

Rama tha se në Europë ngrihet 1 komision në 5 vjet dhe se nuk është kjo detyra e opozitës.

“Pse të ngresh komision për Portin e Durrësit dhe jo të Shëngjinit. Nuk është kjo detyra e Parlamentit. Këta nuk janë as KLSH, as Prokuroria. Gjykata Kushtetuese në një rast nëj komision e ka nxjerrë antikushtetues dhe ka treguar pse nuk duhej të ishte ngritur. Çfarë do të zbulosh? Parlamenti ka instrumenta të tjerë para se të shkojë te Komisioni Hetimor. Kërkuan hetimin e Zgjedhjeve, e pranuam. Kërkuan për inceneratorët e pranuam. Problemin më të madh politik ne duhej ta kishim me inceneratorët, por përmbushte kushtet, ishte brenda kornizës kushtetuese.  Në Europë ngrihet 1 komision në 5 vjet. Nuk është kjo detyra e opozitës. Gjykata kushtetuese të ka thënë e ke të drejtë por e ke këtu, këtu, këtu.”, u shpreh Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco