KAFE SHQETO/ Nuri: Ndryshimet në statut donin ti regjistronin, fakti se pse nuk u regjistruan i bën të pavlefshme

09:24, 14/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri TV ka qene avokati Franc Nuri i cili ka komentuar vendimit e djeshëm të Gjykatës që nuk e njeh Bashën si kryetar të PD dhe sjelljen e përfaqësuesve te tij ligjore pas vendimit të gjykatës.
 
Nuri: Unë nuk jam dakord me këtë qëndrim që ata mbajnë. Po të mos ishte e detyrueshme regjistrimi në gjykatë i statuteve atëherë pse ata i depozituan në gjykatë. Kjo prodhon një efekt dhe këtë kërkonin ta merrnin nëpërmjet vulës e së gjykatës. Nuk ja arritën qëllimit, e thonë nuk ka rëndësi. Nëse nuk ka rëndësi pse e sollën. Statuti i tyre nuk njihet sot, përveç nga ai grupim. Asnjë njeri nuk i njeh.

Regjistri i partive politike është i rëndësishëm. Të gjithë këto ndryshime donin  ti regjistronin në gjykata që ti quanin të vlefshme dhe fakti e pse nuk u regjistruan i bën të pavlefshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco