'Do luaj lojën e demokratëve'/ Bardhi: Ja kush po financon përçarjen e Partisë Demokratike

'Do luaj lojën e demokratëve'/ Bardhi: Ja kush po financon përçarjen e Partisë Demokratike

23:06, 13/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u shpreh se nuk do të luajë lojën e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, por do të luftojë për ata që e kanë besuar duke i dhënë votën.

I ftuar në 'Now me Erla Mëhillin' Bardhi theksoi se kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj po sponsorizojnë përçarjen e opozitës.

Bardhi: Kur bëj kalkulimet e mia politike them kush është kundërshtari im politik? Është Edi Rama dhe Erion Veliaj të cilët po sponsorizojnë për ta mbajtur të përçarë opozitën. Tani unë do luaj lojën e Erion Veliajt? Jo! Do luaj lojën e atyre që më kanë votëbesuar si opozitar. Unë nuk do luaj lojën e Erion Veliajt, lojën e Edi Ramës, lojën e Taulant Ballës. Unë do të luaj lojën e atyre që kanë sakrifikuar me mua 10 vite në opozitë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco