Saimir Korreshi: Ja kur mund të fillojë greva e urisë së deputetëve të opozitës

Saimir Korreshi: Ja kur mund të fillojë greva e urisë së deputetëve të opozitës

22:13, 13/11/2023
A+ Aa A-

Prej disa ditësh është paralajmëruar përshkallëzimi i protestës së opozitës, e cila mund të shkojë deri në grevë urie.

Deputeti Saimir Korreshi tregoi mbrëmjen e sotme se greva mund të nisë hënë ose të martën e 20 dhe 21 nëntorit.

Ai deklaroi në emisionin e Alba Alishanit se nëse mazhoranca pranon kërkesat e opozitës atëherë greva mund të mos nisë dhe mund të rikthehet normaliteti parlamentar.

“I rikthehem normalitetit parlamentar nëse 3 kërkesat e opozitës i pranohen dhe çdo akt tjetër që synohet apo aludohet. Unë mendoj se afati është kur do të flitet për buxhetin të hënën ose të martën, se nga data 22-23 do të afrohen seancat për buxhetin në parim”, theksoi deputeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco