Kukësi në emergjencën e plehrave/ Bashkia nuk shfrytëzon landfillin e ri, KLSH: Investim pa eficencë Në prill, ministrja e Turizmit, KUmbaro ishte në Kukës dhe u takua me ish-kryebashkiakun Gjici për çështjen e mbetjeve

Kukësi në emergjencën e plehrave/ Bashkia nuk shfrytëzon landfillin e ri, KLSH: Investim pa eficencë

11:10, 13/11/2023
A+ Aa A-

Ladfilli i Kukësit, i cili nisi si një investim emergjent në vitin 2021, tashmë ka përfunduar, por bashkia e qytetit ende nuk e ka vendosur në shfrytëzim, duke shkaktuar një krizë mjedisore në qytetin verior, njofton SYRI TV.

Dy vjet më parë, qeveria e Edi Ramës dhe kryebashkiaku i kohës, Safet Gjici, ngritën alarmin për situatën mjedisore dhe deklaruan se do t’i jepnin një zgjidhje sa më të shpejtë çështjes së mbeturinave.

U vendos që të ndërtohej fusha e re e mbetjeve me vlerë 250 mijë euro, si pjesë e një tenderi me vlerë totale mbi 2 milionë euro të Ministrisë së Turizmit, ku do të punohej edhe për mbylljen e landfilleve ekzistuese në disa qytete të tjera më të vogla.

Punimet për landfillin e ri përfunduan në vitin 2022. Por, kur ka kaluar më shumë se një vit nga ngritja e fushës së re të mbetjeve, ajo nuk është vënë në shfrytëzim.

Konstatimi është bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një audit të kryer së fundmi në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.

Sipas KLSH-së, ndërtimi i vend-depozitimit është kryer si rezultat i situatës emergjente të mbetjeve në bashkinë Kukës.

Në raport thuhet se ky vend-depozitim nuk është vendosur në shfrytëzim edhe pse ka kaluar një vit nga përfundimi i punimeve dhe marrjes në dorëzim. Për audituesit shtetërorë, kjo tregon se, situate e mbetjeve në Bashkinë Kukës nuk ka qenë emergjente dhe investimi i kryer nuk ka qenë efikas.

Për sa më sipër vlera e investimit prej 27,921,485 lekë pa TVSH, të kryer në vend-depozitimin në Bashkinë Kukës, nga grupi i auditimit konsiderohet shpenzim pa ekonomicitet, eficencë dhe efektivitet i fondeve publike deri në këtë fazë të menaxhimit të landfillit.ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco