Interes i lartë/ 1350 qytetarë në veri marrin targat e ligjshme të Kosovës

Interes i lartë/ 1350 qytetarë në veri marrin targat e ligjshme të Kosovës

10:54, 13/11/2023
A+ Aa A-

Një interesim i madh është vërejtur gjatë këtyre ditëve nga qytetarët në veri të Mitrovicës, për riregjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe në ato RKS- Republika e Kosovës.

Që nga 1 nëntori e deri më sot, mbi 1.350 qytetarë kanë aplikuar për riregjistrim të veturave në veri.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për veriun, Veton Elshani.

Qeveria e Kosovës më 30 tetor vendosi për shtyrjen e afatit për riregjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe në ato RKS – Republika e Kosovës.

Shtyrjes së afatit i parapriu një kërkesë nga drejtoria e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Kjo kërkesë u bazua në kërkesat e qytetarëve që kërkuan që ky afat të shtyhej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco