Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Berisha: Portin nuk ia falim kurrë Edi Ramës! Apartamentet do i marrë Sinaloa e Meksikës dhe klanet e tjera të drogës

Berisha: Portin nuk ia falim kurrë Edi Ramës! Apartamentet do i marrë Sinaloa e Meksikës dhe klanet e tjera të drogës

19:09, 11/11/2023
A+ Aa A-

Berisha nga Durrësi është shprehur se patëm probleme të mëdha sepse kishte arritur të futë në thes, njeriun që u udhëhiqte, për meritën tuaj, shumica juaj nuk i besonte.

Fjala e Berishës:

Jemi para detyrave të mëdha, jemi para detyrave jetike, para betejës vendimtare.

Po!

Patëm probleme dhe i dini vetë. Patëm probleme të mëdha sepse kishte arritur të futë në thes, njeriun që u udhëhiqte, për meritën tuaj, shumica juaj nuk i besonte.

Po e kishte futur në thes, e kishte blerë, e kishte shpërfytyruar, degraduar.

Por këto janë mbrapa. Tani jemi opozitë e vërtetë dhe me të vërtetën që besojmë, do shpëtojmë Shqipërinë.

Ky takim është një takim për shpëtimin e Durrësit.

Çfarë po ndodh? Durrësi, një qytet mijëravjeçar, Durrësi nuk do ishte kurrë qytet, po të mos ishte porti. Pa portin, kudo ka pasur qytezë dhe qytete nëpër Shqipëri, do ishin rrënojat e tij.

Por Durrës të përjetshëm e ka bërë porti, e kanë bërë qytetarët e tij.

Durrësi, ky port, edhe në kohërat më të hershme, ishte porti i rrugëve kryesore të Europës. Ky port për kombin ishte krye-ura e tij me Perëndimin. Në këtë aspekt, porti ka qenë një artere, një aortë për identitetin tonë perëndimor.

Pa këtë port, ne nuk mund të themi se çfarë identiteti mund të kishim sot.

Ky tani del dhe na merr portin për të ndërtuar me arabin e tij Dubain. Nuk ka nevojë Durrësi për Dubain, nevojë Durrësi ka për Europë, nevojë porti ka për Europë. Duhet të jetë port siç ka qenë në të gjitha kohërat, port kryesor i Ballkanit drejt Europës.

E vërteta është se në 1.4 milionë metër katrorë ku ai ka vendosur të ndërtojë 12 mijë apartamente, asnjë qytetar i Durrësit, që ka aty mundin, djersën dhe ndoshta edhe kockat e njerëzve të vet, i cili është aksioner në të gjitha ligjet në ato 1.4 milionë metër katror, nuk merr një metër të vetëm në 12 mijë apartamente.

Po kush i merr? I merr Alabari? Jo, ai është zotuar për 70 milionë. Kush i merr? I marrin klanet e drogës, i merr Sinaloa e Meksikës, e lidhur direkt me Edi Ramën. I marrin klanet e tjera të drogës që kanë për kryeqendër Dubain.

I merr Amant Josifi me Olsi Ramën, të cilët vodhën 2.2 miliardë euro të europianëve me skemën e Bitcoin. Dhe tani duan të kthehen të rrëmbejnë portin.

Jo mo, kurrë nuk e lejojmë portin.

Kur të bjerë porti, ka rënë Shqipëria, jo Durrësi.

Prandaj dhe ne nuk e falim portin, Edi Ramës.

Ka këtu në sallë që kujtojnë se si u shemb bursi, se si u hodhën veprat e Enver Hoxhës në rrugë. Ai ishte akt kundër pushtuesit.

Të njëjtën gjë po bën Edi Rama. Do të pushtojë portin.

Portin nuk ia falim kurrë Edi Ramës. Ne do e dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese, do e çojmë në hetime. Por ne do e mbrojmë portin me të gjithë potencialin tonë.

Jo vetëm Durrësi, por gjithë Shqipëria do mbrojë portin.

Porti është i përjetshëm, porti nuk preket.

 

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco