‘Po shkruaj një roman për Ramën’- IRIQI bisedon me Ismail Kadarenë

‘Po shkruaj një roman për Ramën’- IRIQI bisedon me Ismail Kadarenë

16:47, 11/11/2023
A+ Aa A-

Iriqi:- E ke lexuar marrëveshjen e Ramës me Melonin, kryeministren e Italisë?

Kadare:- Mendon se unë lexoj marrëveshje?  Qenke tuaf o Iriq.

Iriqi:- Po pse atëherë e mbrojte publikisht?

Kadare:- Se ashtu më erdhi një sms. “Moli, jepna një dorë, nuk do të ta harrojmë”. Kështu shkruhej.

Iriqi:- Nga kush?

Kadare:- Nga ata lart. Se unë veç nga Olimpi i hedh sytë.

Iriqi:- Nga Rama?

Kadare:- Ose nga oborri i tij. Lëre tani me kaq. Kalo te pyetja tjetër.

Iriqi:- Pse përherë je në krah të komunistëve?

Kadare:- Po komunizmi më bëri të famshëm. Librat i shkruaja vetë, por botimin, reklamën, propagandën e bënte Partia, që i qofsha falë.

Iriqi:- Ca kohë, vite më parë sikur nuk ishe në muaj mjalti me Ramën. Pse?

Kadare:- Po atëherë ai s’qe kryeministër. S’kishte gjë në dorë. Ç’ta doja? Gjatësia e tij nuk i hynte kujt në punë.

Iriqi:- Nga 1 deri 10, ç’notë i jep qeverisë së sotme?

Kadare:- I jap 10+. E ka zhvilluar vendin sa më s’ka. Quaje sikur jemi brenda në Evropë.

Iriqi:- A sjell dot një shembull?

Kadare:- Po, shkruaj! Më shumë se gjysma e popullit ka vrapuar i etur për në Greqi, Itali, Gjermani, Angli, Amerikë. Pra tani janë shqiptaro-evropianë. E kush veç Ramës do e bënte këtë?! Se duhen vendime të marrëzishme që të ngresh zgupthi moshat e reja e t’i drejtosh kah perëndimit. Ja pse ky gallof me benevrekë më frymëzon.

Iriqi:- Ke shkruar ndonjë poezi për të?

Kadare:- Bëra një poemë. “Ku t’i kërkoj rrënjët e tua, Edvin” e titullova, por nuk më la Elena ta botoja. Dihen rrënjët e tij, më tha. I ka te MAFIA. Ndaj e lashë. Po do i bëj një roman. E meriton.

Iriqi:- Roman për Ramën?

Kadare:- Po, se unë bëj romane veç për diktatorët. Shkrojta për Enverin e s’ngeli njeri pa e lexuar. Kështu dhe për Edin. Se në fakt ky është më gjakpirës se Hoxha. Ja shembulli. Pensionistët jepnin jetën për Enverin ama ai u jepte pension dinjitoz krahasuar me rrogat e asaj kohe. Sot të moshuarit japin jetën për PS-në e Rama u jep jo pension, por lëmoshë. I ka kthyer 600 mijë shqiptarë në lypësa. Është xhahil e këta janë frymëzim për letërsinë time.

Iriqi- Edhe sivjet nuk ta dhanë Nobelin. Pse?

Kadare:- S’më bëhet vonë fare për atë paçavure.

Iriqi:- Pse?

Kadare:- Se Nobel e çfarë Nobeli më jep çdo vit qeveria ime.

Iriqi:- Të dha sinjal celulari. Mos ke ndonjë sms nga Rama?

Kadare:- Jo, jo. Është lajmërim që më kujton të pi ilaçet. Dhe të dremis pak se tani më zë gjumi në bythë, Iriq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco