SYRI TV/ Inceneratori i Tiranës, dhuratë 1.1 milionë dollarë për Veliajn

13:49, 11/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, publikoi të premten disa mesazhe të shkëmbyera mes Klodian Zotos e Mirel Mërtirit, të cilat forcojnë akoma më shumë dyshimet se pronari real i inceneratorit të Sharrës është kryebashkiaku Erion Veliaj.

Nga SYRI TV

Në një komunikim mes tyre, dy administratorët në kërkim të kompanisë koncesionare “Integrated Energy bv” shprehin habinë se përse Veliaj, në 28 shtator 2019 doli në media, duke prezantuar një investim në kopshtin 34 në Kombinat si punë të bashkisë, ndërkohë që ai ishte rindërtuar me sponsorizimin e kompanisë së tyre.

Megjithatë, Zoto-Mërtiri duket se e kanë pranuar me përulësi mashtrimin publik të Veliajt, duke dëshmuar se kryebashkiaku ishte mbi ata.

“Syri Televizion” verifikoi të dhëna më të hollësishme për këtë histori, duke zbuluar se kopshti është rindërtuar realisht nga kompania koncesionare dhe ata duket se ia kanë bërë “dhuratë” Erion Veliajt.

Në profilin zyrtar në rrjetin sociali Facebook, kompania “IEBV” shkruan se ka përfunduar në shtator 2019 rikonstruksionin e kopshtit 34, i njohur me emrin “Çamarrokët e vegjël”.

Po sipas këtij postimi, vlera e investimit ishte 87. 8 milionë lekë të reja pa TVSH.

Ky sponsorizim gjendet edhe në bilancin tregtar të kompanisë për vitin 2019, të dorëzuar në vitin 2020. Pra, duket qartë që investimi është kryer nga kompania private, por meritat i mori Erion Veliaj.

Dhe, dyshja Zoto-Mërtiri nuk guxuan të tregonin aspak të vërtetën, duke dëshmuar gjithnjë e më shumë se biznesmenët ishin thjesht vartës të kryebashkiakut të Tiranës.

Më herët, Partia Demokratike, nëpërmjet Belind Këlliçit, ka zbuluar të tjera dokumente, ku dyshja Zoto-Mërtiri u kanë bërë “dhurata” të tjera Veliajt, sidomos për pranimin në landfill pa asnjë pagesë të inerteve të krijuara nga shembja e paligjshme e Teatrit Kombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco