Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

Importi i refugjatëve/ Ambasadori gjerman: Shqipëria dhe Italia duhet të respektojnë ligjet ndërkombëtare

Importi i refugjatëve/ Ambasadori gjerman: Shqipëria dhe Italia duhet të respektojnë ligjet ndërkombëtare

12:20, 11/11/2023
A+ Aa A-

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, z. Karl Bergner, iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve sot nga Korça lidhur me zhvillimet e fundit politike në vendin tonë. Bergner u pyet në veçanti mbi marrëveshjen Shqipëri - Itali për "importin" e refugjatëve..

Pyetje: Lidhur me marrëveshjen Shqipëri - Itali për sjelljen e emigrantëve të paligjshëm në Shëngjin. Shqipëria nuk është pjesë e BE, ndryshe nga Italia. Në njohurinë tuaj, a ka pasur një konsultim me Bashkimin Europian për këtë marrëveshje?

Ambasadori gjerman: Unë mendoj se diskutimet janë ende në vijim e sipër, ne deri tani kemi marrë vetëm memorandumin e asaj çka pritet të ndodhë vetëm para dy ditëve ndaj është shpejt për të folur për detajet. Unë nuk flas dot këtu në emër të të gjithë BE por ajo që di është se Shqipëria dhe Italia duhet të respektojnë ligjet ndërkombëtare.

Pyetje: Situata në parlamentin shqiptar, opozita është duke bërë "zhurmë" aty. Në gjykimin tuaj, situata është e rëndë?

Ambasadori: Unë do të shpresoja të shihja së shpejti një opozitë me të bashkuar që të luajë rolin e saj ndaj qeverisë aktuale në parlament. Mendoj që qeveria gjithashtu mund të ndihmojë duke respektuar të drejtën e opozitës më shumë se çfarë bën, nuk them se nuk është e pranueshshme deri në këto momente por duhet të ketë një balance midis punës opozitare dhe asaj mazhoritare.

Pyetje: Sali Berisha ka paralajmëruar përsëri protesta të mëdha. I bën mirë Shqipërisë kjo?

Ambasadori: Mendoj se në qoftë se gjithë energjia shkon në protesta nuk është një punë e mirë, sepse energjia duhet të shkojë në krijimi i alternativave drejt politikave qeveritare dhe të sigurojnë propozime konkrete. Shoh që ka energji drejt asaj çka po ndodh në parlament për të bërë incidente dhe kjo nuk është ide e mirë. Ka mënyra më të mira për të sfiduar, në qoftë se opozita nuk është e lumtur me qeverinë, ka mënyra të ligjshme për të kundërshtuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco