Lufta Izrael - Hamas drejt fundit/ Rama mbërrin në Paris, publikon foto me Lindën në hyrje të Pallatit Elysee

Lufta Izrael - Hamas drejt fundit/ Rama mbërrin në Paris, publikon foto me Lindën në hyrje të Pallatit Elysee

19:28, 10/11/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris në sajë të një vizite zyrtare, me ftesë të presidentit Emmauel Macron.

Rama ka ndarë këtë mbrëmje pamjet nga pritja në Pallatin Elysee në Paris, teksa shfaqet i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda.

“Paris, Élysée Palace – Për darkën zyrtare me Presidentin Macron”, shkruan Rama në Facebook. Dy ditë më parë Rama shkruan në delir se po shkon në Paris për të ndikuar në rivendosjen e paqes në një konflik të cilit nuk po i japin dot drejtim fuqitë më të mëdha të kohës.

Image

“Ndërsa qëndrojmë me vendosmëri me Izraelin kundër Hamasit, ne jemi gjithashtu shumë të shqetësuar për vuajtjet e civilëve dhe shkatërrimin në Gaza. Është thelbësore t'i jepet fund këtij konflikti përpara se ai të përshkallëzohet më tej dhe të dalë jashtë kontrollit. Shqipëria mbështet thirrjen e Presidentit Biden për një pauzë humanitare në armiqësitë”, shkruante Rama në rrjetin social X dy ditë më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco