Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

VIDEO/ Nallbati: Rama po e kthen Shqipërinë në një hale të Italisë

19:00, 10/11/2023
A+ Aa A-

Bledion Nallbati i ftuar në emisionin 'Syri Digjital' në SYRI TV me moderatorin Bled Marku është shprehur se Rama me marrëveshje e emigrantëve po e kthen vendin në një hale të europës.

Nallbati është shprehur se askush nuk kishte dijeni për një marrëveshje të tillë ku duhet të kishte ndodhur e kundërta pasi cenon sigurinë e Shqipërisë.

"Askush nuk kishte dijeni për marrëveshjen e Ramës me Melonin për emigrantët dhe kur bëhet fjalë për diçka të tillë ku cenon sigurinë e Shqipërisë do të duhet të ishte e konsultuar me të gjitha institucionet përkatëse dhe të merrej vendimi në bazë të interesit të Shqipërisë dhe jo në interesin e Ramës pasi është e pafalshme të kthehet vendi në një hale të Europës dhe Italisë.

Rama vepron në bazë të interesave të momentit të vetat dhe meqë i ka rregulluar punët mirë në Shqipëri tani po kërkon të zgjidhë dhe hallet e europës. Ai këtë e bën me mendimin që europa të amnistojë të gjitha shkeljet dhe regjimin autoritar që ka ndërtuar në vend."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco