‘S’do të vijnë vetëm burrat’/ Rama ndryshon marrëveshjen me Melonin për refugjatët

‘S’do të vijnë vetëm burrat’/ Rama ndryshon marrëveshjen me Melonin për refugjatët

18:44, 10/11/2023
A+ Aa A-

Ndryshe nga marrëveshja e nënshkruar mes Ramës dhe Melonit, që thoshte se në Shqipëri do të vinin vetë refugjatët meshkujt, kreu i qeverisë së Shqipërisë duket se ka ndërruar mendje.

Edi Rama, gjatë një interviste për median italiane Rete 4, ka shpjeguar se marrëveshja e emigrantëve me kryeministren Giorgia Meloni erdhi shumë natyrshëm dhe theksoi se fjalët që janë përhapur se do të vijnë vetëm burra në Shqipëri, nuk është i vërtetë.

Sipas Ramës, marrëveshja i përfshin të gjithë, por përjashton nga operimet vetëm gratë shtatzëna dhe fëmijët. Përkundër nga sa thuhej më parë se vetëm burra do të vinin në Shëngjin.

‘Edhe në Shqipëri është krijuar ky keqkuptim, që do të ishte dhe i drejtë, nëse do të ishte i vërtetë’, tha Rama.

‘Mendoja se debati do të ishte më i qetë në mënyrë të përgjithshme, qoftë në Itali, edhe në Shqipëri. Por ky nuk është akord kapitullimi, apo pushtimi, nuk është një akord që bëhet pa matur kapacitetet dhe mundësitë’.

Rama komentoi dhe njëherë deklaratat e sivëllezërve socialistë italianë që janë pozicionuar kundër kësaj marrëveshje.

E duke e vendosur shenjën e barazimit mes qëndrimit të së majtës italiane me atë të së djathtës shqiptare për këtë çështje, Rama kërkon që në të dy vendet mos përdoren bindjet politike për ta vlerësuar, por të shihet objektivisht si një zgjidhje e drejtë siç ai pretendon se është.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco