Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

VIDEO/ Bushati: Të gjitha Iniciativat e Ramës janë delirante dhe jo në interes të Shqipërisë

16:43, 10/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të komentuar hapat e Ramës për thithjen e emigrantëve nga Italia në Shqipëri ishte analisti, Andi Bushati.

Bushati është shprehur se Rama ka nisur shumë tentativa ku shpesh ishin delirante në fund asnjë prej tyre nuk janë në interes të Shqipërisë por vetëm në interes të vetë Ramës.

"Tentativa për të marrë armët kimike, tentativa qesharake ëpr të pajtuar Mitsotakisin me Erdoganin në një konflikt që daton para se të linde dhe vetë Rama, më pas donte të merrte emigrantët në Afganistan si shpëtimi i amerikanëve për perëndimin por edhe rritja e numrit të muxhahedinëve.

Rama i ka marrë këta iniciative por pyetja është se çfarë fiton Shqiëpria nga këto gjëra, pra janë iniciativa që i shërbejnë një njeriu të vetëm, Edi Ramës, që ti shkeli syun perëndimin se unë jam faktorë paqeje dhe negociator dhe në emër të kësaj më lejoni të shtyp popullin tim.

Rasti i fundit që u propagandua shumë se ne po i marrim emigrantët që Italia të na shtyjë në përparimin tonë të integrimit europian por unë kam frikë se kjo do të sjellë të kundërtën pasi është e pamundur që ata që nuk marrin azil në Itali të kthehen në vendin e tyre të origjinës. Ata që do të mbeten këto ose do të tentojnë të shkojnë drejtë Greqisë ose do të marrin rrugën Ballkanike të emigrimit drejtë Kroacisë dhe do të sjellë bumerang se do të na kthejë në një vend problematik.

Rama ka marrë shumë iniciative që shpesh ishin delirante por asnjëra prej tyre nuk ishte në interes të Shqipërisë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco