SYRI TV/ Seanca plenare sërish në kaos, opozita bllokon punimet e Kuvendit

12:20, 09/11/2023
A+ Aa A-

Kuvendi është përfshirë sërish nga kaosi, për shkak të krizës politike që ka mbërthyer vendin. Deputetët e opozitës kanë vendosur karriget në foltoren e Kuvendit e që me nisjen e seancës, salla u mbulua nga tymi i flakadanëve. Deputetët e opozitës deklaruan se ky Kuvend nuk mund të ketë funksionim normal deri në plotësimin e të drejtave të tyre kushtetuese.

Nga SYRI TV

Opozita ka vijuar aksionin e saj në seancën parlamentare, duke bllokuar punimet e Kuvendit me kërkesën për plotësimin e  të drejtave të saj Kushtetuese.

Që në nisje të seancës, krytari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Kuvendi nuk do të ketë punime normale, deri në zbatimin e ligjit dhe Kushtetutës.

Në mungesë të kryeministrit Edi Rama, stafetën e kishte marrë ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili nga vendi akuzonte dhe u bënte presion deputetëve të  opozitës për veprimet e tyre, por kundërpërgjigja i erdhi nga lideri i opozitës, që i kujtoi Ballës se është i akuzuar për vrasje e për emërimet e njerëzve të tij në Prokurorinë e Posaçme.

Ndërsa në seancën e shkuar u përdor SPAK dhe Policia e Shtetit, duke u futur në sallën e Kuvendit me një veprim të paprecedent, sot Taulant Balla kërcënoi sërish deputetët me ndjekje penale për ndezjen e tymueseve në Kuvend.

Ndonëse salla e Kuvendit ishte përfshirë nga kaosi, kryeparlamentarja Lindita Nikolla nxitoi që të votonte projektligjet pa asnjë diskutim dhe të mbyllte punimet e Kuvendit në një kohë rekord.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco