Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

‘Mos prano përdhosjen e Shqipërisë’, marrëveshja me Italinë, qytetarët e Lezhës paralajmërojnë protestë

‘Mos prano përdhosjen e Shqipërisë’, marrëveshja me Italinë, qytetarët e Lezhës paralajmërojnë protestë

12:39, 09/11/2023
A+ Aa A-

Pas marrëveshjes së firmosur nga Edi Rama me homologen e tij italiane Georgia Meloni për pritjen e refugjatëve në Shëngjin, banorët e Lezhës kanë njoftuar një protestë ditën e nesërme.

Ata deklarojnë se nesër është 'dita e marshimit për vendin tonë, qytetin ku jemi lindur e rritur!’.

Sipas tyre shndërrimi i ‘Lezhës së Besëlidhjes në një Lampedusa të dytë është e papranueshme! Shndërrimi i Shëngjinit në kazan emigrantësh, nuk do të lejohet!

Nesër marshojmë për të ardhmen tonë, të familjeve tona, për Lezhën! Mos prano përdhosjen e Lezhës dhe Shqipërisë!

Bashkohu nesër ne orën 15:00, në shëtitoren e Drinit, tek ish aneksi dhe MARSHO!’, thuhet në njoftimin që i paraprinë protestës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco