Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Komiteti Drejtues i PL

Seanca e nesërme/ Salianji: Nuk do të ketë normalitet

Seanca e nesërme/ Salianji: Nuk do të ketë normalitet

22:15, 08/11/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi në A2 CNN se Kuvendi nuk do të zhvillojë punime normale as në seancë që është parashikuar të mbahet ditën e enjte.

Sipas Salianjit, skenat e reagimit opozitar janë të detyruara nga arroganca e qeverisë dhe ato do të vijojnë deri në momentin që do të pranohen 3 kërkesat e opozitës.

Sipas tij, reagimi i deputetëve të PD, nuk ka aspak lidhje me hetimet e SPAK për ish-kryeministrin Sali Berisha për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

“Skenat në Kuvend janë reagim për atë që Rama e ka kthyer parlamentin si një çiflig. Nuk do të ketë normalitet, por protestë, revoltë dhe seancën e nesërme. Në këtë republikë kur shkon në vendin e punës, je i detyruar që për të hyrë në zyrën e deputetit ke një juntë ushtarake dhe për këtë arsye duhet të gjejmë një formë për të hyrë në godinë.

Nuk është një akt që e bëjmë me qejf. Qytetarët po përballen me dhunën e përditshme të kësaj qeverie, ne nuk e kemi zgjedhur me qejf këtë rrugë. Jemi në kushtet e një reagimi që për të marrë pjesë në mbledhjet e grupit bëjmë këto cirqe. Kishte 300 deputetë rreth e rrotull që ndiqnin deputetët nga pas”, tha Salianji.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco