Refugjatët/ Nikolla: Italia do kontrollojë një qytet-port! Mund ta përdorë për gjëra të tjera

20:08, 08/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, Daniel Nikolla ka folur për marrveshjen e kampit të emigrantëve në Shqipëri dhe shkeljeve ligjore.

Nikolla theksoi se ‘shumica e informacionit në lidhje me këtë marrëveshje e kam marrë vesh nga BBC, Financial Times, apo nga rrjete të tjera mediake sepse në rrjete shqiptare, ka shumë pak informacion’.

‘Italianët vijnë në Shqipëri dhe kontrollojnë një pjesë të territorit, tashmë pranë një qyteti-port që është një pikë strategjike dhe shumë e rëndësishme për interesin kombëtar dhe sigurinë kombëtare, pra kemi forca italiane apo shtetin italian vendos apo paralajmëron shtetin shqiptar se çfarë do bëjë me atë pjesë të territorit që do i jepet atyre për një periudhë fillimisht 5 vjeçare, çfarë do ndërtohet sa njerëz do vijnë’, u shpreh Nikolla.

19:37-19:39

Nikolla: Shumica e informacionit në lidhje me këtë marrëveshje e kam marrë vesh nga BBC, Financial Times, apo nga rrjete të tjera mediake sepse në rrjete shqiptare, ka shumë pak informacion. Kjo ndodh sepse vetëm sot kemi pasur një njoftim nga qeveria shqiptare në lidhje me cili është plani, çfarë do ndodhi, cilat janë të drejtat e Italisë në territorin shqiptar, cilat janë limitet e tyre në territorin tonë, cilat janë të drejtat tona si vend pritës i këtyre kampeve dhe njerëzve, etj.

Në gjykimin tim më është dashur të kontrolloj më tepër informacione se çdo herë tjetër kur më duhet të flas për një temë të caktuar. Dhe këtu bëhet fjalë, më kujtohet filmi ‘Vajzat me kordele të kuqe’, ku është ajo situata kur italianët vijnë në Shqipëri dhe kontrollojnë një pjesë të territorit, tashmë pranë një qyteti-port që është një pikë strategjike dhe shumë e rëndësishme për interesin kombëtar dhe sigurinë kombëtare, pra kemi forca italiane apo shtetin italian vendos apo paralajmëron shtetin shqiptar se çfarë do bëjë me atë pjesë të territorit që do i jepet atyre për një periudhë fillimisht 5 vjeçare, çfarë do ndërtohet sa njerëz do vijnë etj.

Më duket e palogjikshme, që ti japim një vendi tjetër, paçka se është një vend mik i Shqipërisë, një zonë të Shqipërisë dhe ne të mos kemi kontroll fare se çfarë bëhet në atë zonë.

Mund të përdoret për ata 36 mijë njerëz që do vijnë në Shqipëri, por mund të përdoret edhe për gjëra të tjera.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco