VIDEO/ Çollaku: Nëse ndodh një vrasje, cila gjykatë e mbulon kampin e afrikanëve?

19:00, 08/11/2023
A+ Aa A-

 I ftuar në emisionin Task Forcë në SYRI TV me moderatoren Sonila Meçon për të komentuar vendimin e kryeministrit Rama për emigrantët ishte analisti dhe gazetari Basir Çollaku.

Çollaku është shprehur se nëse ka një ngjarje të rëndë kriminale në kampin e refugjatëve cili juridiksion do të mbajë përgjegjësi ose do ta hetojë ngjarjen.

Ky është një biznes personal i Ramës për të zhvendosur vëmendjen nga ngjarjeve të rënda që janë rreth tij. Ai përpiqet të shpikë dhe të prodhojë çdo lloj ngjarje që të largohet vëmendje nga ndjekja e drejtësisë që do ti marrim vesh shumë shpejt për atë që po ndodh.

Në këto kampe dhe vendbanime të këtyre njerëzve larg qoftë të ndodhë një vrasje a do të vijnë gjykatësit nga Italia. A ka dikush nga juristët e këtij vendi që të ngrihet dhe të kërkojë ndje penale për kryeministrin pasi janë shkelur ligjet e vendit.

Rama është gati të bëjë marrëveshje jo për të marrë emigrantë por edhe për alienët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco