VIDEO/ Bledar Milaqi: Refugjatët janë kontingjent për tu bërë pjesë e krimit të organizuar

18:49, 08/11/2023
A+ Aa A-

Gjatë bisedës në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, Bledar Milaqi nga Gjermania, si përfaqësues i Diasporës për Shqipërinë e Lirë është shprehur se, refugjatëve në momentin që u refuzohet azili, nuk kanë gjë për të humbur.

Sipas tij, ata janë kandidatë për tu bërë pjesë e krimit të organizuar.

‘Në momentin që nuk ju pranohet kërkesa për azil, ata nuk kanë diçka për të humbur. Kështu që janë kontingjent për tu inkriminuar dhe për tu bërë pjesë edhe e krimit të organizuar.

Shteti shqiptar ka probleme me krimin e organizuar edhe, organizata që operojnë nën tokë, ngjashëm si në vende të Afrikës veriore, Libi apo vende të tjera, ku ka pasur shqetësime të ngjashme dhe mund të rekrutohen nga krimi i organizuar në Shqipëri.

Ky është rreziku kryesor.

Unë kam pasur të bëj me menaxhimin e kampeve të azilkërkuesve në Gjermani ku pjesëtarët e kampit ishin nga Gjeorgjia, Shqipëria apo vende të origjinës së sigurtë, dhe fatkeqësisht shifrat për ato qytetarë përsa i përket krimeve ordinere si vjedhja, kanosja ishin shumë të larta, dhe mundet që ngjashëm mund të kemi një situatë të tillë në Shqipëri.

Por Shqipëria nuk i ka kapacitet gjuhësore, logjistike, nuk ka koncepte të mbrojtjes si vetë të këtyre qytetarëve, por edhe të vetë banorëve të zonës’, tha Bledar Milaqi në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco