‘Malltezi, 15 ditë burg padrejtësisht’/ Gjokutaj: I gjithë zinxhiri gjyqësor, nul! Kanë skaduar afatet

18:35, 08/11/2023
A+ Aa A-

Genc Gjokutaj, avokati mbrojtës i kreut të PD-së, Sali Berisha, i ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, ka folur për shkeljet ligjore të sistemit të gjyqësorit ndaj kryedemokratit.

Gjokutaj, bëri një rezyme të seancës së sotme gjyqësore, të kryesuar nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila ka shkelur ligjin për disatën herë, ku më së fundit, nuk i është përgjigjur pyetjeve të avokatëve, nëse e kishte deklaruar që ishte shkarkuar në vitin 1996 nga Drejtuesi i KLD-së, që në atë kohë ishte kryedemokrati Sali Berisha në postin e Presidentit të Republikës, pasi përbën një fakt të rëndësishëm për konflikt interesi të pastër.

Sipas avokatit, ‘seanca e sotme vlejti për një dokumentim për shkeljen e radhës që ka bërë gjykata dhe prokuroria. Ata po ecin jashtë procesit, jashtë procedurës  dhe kanë humbur çdo parametër procedurial të çështjes’.

Gjokutaj: Janë dy vendime të padepozituara njëri 12 ditë dhe tjetri 15 ditë me vonesë. Ç’ka ka bërë që ne akoma nuk kemi bërë animimin në apel ndërkohë që ne duhet të kishim mbaruar punë sot në Gjykatën e Apelit me ankimimin dhe ligjvënësit jo më kotë ka vënë afate rreptësisht të përcaktuara dhe sot prokurorët flisnin mbi një bazë tjetër ligjore për të justifikuar veprimet e tyre ligjore.

Prokurorët arrijnë deri aty sa tentojnë të manipulojë edhe njoftimin e këtyre vendimeve, pasi prokuroi pretendon se zoti Berisha ka marrë dijeni, ia kanë dorëzuar një punonjësje të parlament dhe ne nuk e dimë se kush është kjo punonjëse, nuk ka asnjë lloj shënime që marr përsipër njoftimin dhe çfarë ka bërë me këtë vendim, plus tjetër ka mbajtur një procesverbal nëpër portalet në ueb që sipas prokurorisë, dalja e Berishës nëpër intervista tregon që ai ka dijeni për vendimin dhe në këtë mënyrë vendimi është i ekzekutuar, plus pastaj mosdepozimi i vendimeve të cilat jo vetëm që këto vendime duhen bërë brenda 48 orëve por i duhen komunikuar personit, mir që personi nuk dashka, po avokatët që i detyron ligji, i cili i thotë se depozitimi i vendimeve i komunikohen edhe avokatëve.

Asnjë nga këto veprime, çka e bën të gjithë zinxhirin më tutje nul.

E dini se çfarë tha prokurori sot, ligji thotë 48 orë depozitimi por nuk thotë se çfarë bëhet nëse shkelet ky afat.

Meço: Uau. Pra nuk njeh pasojë ligji në rast se shkelen afatet?

Gjokutaj: Ky është problemi. Ligji nuk të thotë se çfarë ndodh pas skadimit të afatit pasi dihet se çfarë ndodh nuk të pranohet ankimi, nuk ta pronon as sekretarja jo më kryetarja e ‘Apelit’.

Seanca e sotme vlejti për një dokumentim për shkeljen e radhës që ka bërë gjykata dhe prokuroria. Ata po ecin jashtë procesit, jashtë procedurës  dhe kanë humbur çdo parametër procedurial të çështjes dhe imagjinoni të paktën për zotin Jamarbër Malltezi i cili prej 15 ditësh rri padrejtësisht në burg.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco