‘Të huajt gjykojnë shtetin formal’/ Mustafaj: Ndarje e madhe me shtetit real, ku jetojnë shqiptarët

17:51, 08/11/2023
A+ Aa A-

Kreu i Departamentit Brain Gain në PD, Andi Mustafaj, i ftuar në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca, ka folur për krizën politike në vend dhe cilat janë aksionet e opozitës në sferën ndërkombëtare.

Mustafaj u shpreh se ‘të huajt e shohin Shqipërinë me një pasqyrë të thyer, pasi nuk kanë një vizion real, të plotë, për situatën në Shqipëri’.

Sipas kreut të Departamentit Brain Gain në PD, ‘është krijuar një ndarje e madhe midis shtetit formal dhe shtetit real, ku ky i fundit është i vetmi shtet që ka rëndësi sepse është ai që qytetarët shqiptarë e pësojnë në shpinën e tyre, në mishin e tyre, në jetën e përditshme’.

Mustafaj: Të huajt e shohin Shqipërinë me një pasqyrë të thyer, nuk ka një vizion real të plotë për situatën në Shqipëri, gjë që i shtyn ata shpesh sipas vlerësimit tim, të marrin vendime të gabuara në qasjen që ata kanë ndaj Shqipërisë.

Po të shohim procesin e integrimit të shteteve kandidate që duan të hyjnë në Bashkimin Europian, pasi BE sot gjykon aftësinë e një shteti për të hyrë në BE, në aftësinë që ka ky shtet që të miratojë në legjislacionin e tij të brendshëm, ligjet.

Kemi një shtyrje të madhe të qeverisë për të miratuar për një bulimi legjislative por pa e pyetur veten realisht se sa të efektshme janë këto ligje për qytetarët shqiptarë dhe sa të përshtatshëm janë ata me modelin shqiptar.

Kjo krijon një ndarje të madhe midis shtetit formal, që është shteti mbi të cilin vlerësohet gjykohet Shqipëria në raportet e ndryshme të BE-së dhe shteti real i cili është shteti ku shqiptarët jetojnë vërtetë dhe në fund të fundit është i vetmi shtet që ka rëndësi sepse është ai që qytetarët shqiptarë e pësojnë në shpinën e tyre, në mishin e tyre, në jetën e përditshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco