Edhe krahu i djathtë i Papës deklarohet kundër marrëveshjes Rama-Meloni

Edhe krahu i djathtë i Papës deklarohet kundër marrëveshjes Rama-Meloni

16:17, 08/11/2023
A+ Aa A-

Kardinali Zuppi, president i Konferencës Episkopale Italiane, në një replikë ndaj Ministrit të brendshëm Matteo Piantedosi, u deklarua kundra marrëveshjes Rama-Meloni.

“Nuk është e qartë pse pritja nuk organizohet më mirë këtu” në Itali, nënvizoi Zuppi.

“Më duket se ka diskutime edhe brenda mazhorancës , ajo që është sigurisht e rëndësishme është që të kemi një sistem pritjeje që t'u japë siguri të gjithëve, atyre që janë të mirëpritur dhe atyre që mirëpresin”, theksoi kardinali.

Të flasësh për mikpritjen – shtoi ai – do të thotë gjithashtu të flasim për atë shtëpi që duam. Nuk duhet të kemi frikë nga mikpritja dhe nëse e menaxhojmë mirë, ashtu siç duhet menaxhuar, do të na lejojë një të ardhme më të madhe”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco