Progres raporti, Bardhi: Skaneri i KE e nxjerr Shqipërinë e drejtuar nga Rama si vendin me sëmundje të rënda të demokracisë

Progres raporti, Bardhi: Skaneri i KE e nxjerr Shqipërinë e drejtuar nga Rama si vendin me sëmundje të rënda të demokracisë

15:12, 08/11/2023
A+ Aa A-

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi , ka komentuar progres raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë, i cili pritet të miratohet në Bruksel.

Ai shprehet se "Shqipëria nuk plotëson asnjë standard evropian politik, ekonomik dhe social. Skaneri i Komisionit Evropian e nxjerr Shqipërinë e drejtuar nga Edi Rama si vendin me sëmundje të rënda të demokracisë".

Mesazhi i plotë:

Shqipëria nuk plotëson asnjë standard europian politik, ekonomik dhe social. Skaneri i Komisionit Europian e nxjerr Shqipërinë e drejtuar nga Edi Rama si vendin me sëmundje të rënda të demokracisë.

Raporti konfirmon shqetësimet e drejta të opozitës për mungesën e lirisë në Parlament, për kufizimin e së drejtës kushtetuese për ngritjen e komisioneve hetimore, për përjashtimet arbitrare të deputetëve, për mungesën e përparimit në reformën zgjedhore.

Komisioni Europian vendos gishtin në plagë, kur vlerëson situatën alarmante të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Niveli i Shqipërisë renditet nga Komisioni Europian poshtë mesatares në të dyja këto fusha jetike, sepse qeveria e Edi Ramës nuk ka në axhendë luftën serioze kundër krimit dhe korrupsionit. Përmes tyre, Edi Rama ble zgjedhjet dhe zgjat pushtetin e tij, që po rrënon çdo ditë shqiptarët.

Së fundi, e shoh të drejtë shqetësimin e Komisionit Europian për gjendjen e opozitës, prandaj është detyrim për ne që të shndërrohemi në një alternativë të besueshme qeverisëse, duke filluar më së pari në bërjen funksionale të opozitës. Sa më shpejt!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco