Lajmi i fundit

SPECIALE/ 7 orët e Erion Veliajt në SPAK

Kur ish-kryeministri italian, Bettino Craxi akuzonte Sorosin: Financieri – peshkaqen që shkatërroi Lirën italiane

22:05, 07/11/2023
A+ Aa A-

Deklaratat e ish-kryeministrit të Italisë, Bettino Craxi - i cili më vonë u strehua dhe vdiq në Tunizi - shkaktojnë ende diskutim abjektiv mes italianeve. Deklaratat e Craxit sjellin në lojë disa ‘dukuri’ që shqetësojnë ende sot historinë e Italisë dhe botën në tëtësi:

‘Financieri – peshkaqen George Soros bëri një spekulim kolosal për lirën, duke fituar një shumë kolosale… intriga të mëdha, aventura të mëdha, drejt të cilave shpesh drejtohen grupe të mëdha financiare. Pas kësaj ai mori ‘Laura ad Honorem’ nga Universiteti i Bononjës’ – deklaroi ish kryeministri gjatë një interviste.

Në fakt Italia i ka dhënë Sorosit më pas edhe çmime të tjera.

Në historinë e ekonomisë Europiane, e ‘Mërkura e Zezë’, e njohur edhe në Mbretërinë e Bashkuar si kriza e stërlinës në 1992, ishte një zhvlerësim i papritur i Lirës italiane dhe Paundit britanik që ndodhi të mërkurën më 16 shtator 1992 për shkak të largimit të kapitalit nga të dy vendet.

Si rezultat i këtij zhvlerësimi, të dyja monedhat duhej të largoheshin përkohësisht nga Sistemi Monetar Europian (SME) sepse nuk ishin në gjendje të ruanin kursin e tyre të këmbimit mbi kufirin minimal të luhatjes që kërkohet nga bankat qendrore të lidhura me SME.

Në Mbretërinë e Bashkuar, ky episod dëmtoi reputacionin e qeverisë së kryesuar nga John Major që aso kohe ishte në mandatin e saj të dytë dhe çoi, 5 vite më vonë, në një humbje katastrofike elektorale të Konservatorëve në favor të Partisë Laburiste të udhëhequr nga Tony Blair.

Më 16 shtator 1992, në Itali, Bursa e Milanos humbi një shumë të vlerësuar prej 6,700 miliardë liretash (3,35 miliardë euro) duke kolapsuar kompani si Fiat, Assicurazioni Generali dhe Banca Commerciale Italiana.

Pra, 31 vite më parë, me fondin e tij ‘Quantum’, President i Soros Fund dhe Open Society Foundation, Soros gjunjëzoi Italinë, veprim të cilin vetë ai ka mbrojtur me njëfarë cinizmi:  ‘Spekulatorët bëjnë punën e tyre, ata nuk kanë faj. Nëse bëhet fjalë për faje ato u përkasin ligjvënësve që lejojnë spekulimet të ndodhin. Spekulatorët janë vetëm lajmëtarët e lajmeve të këqija’.

I pakënaqur, në vitin 1997, vetë Soros, ishte arkitekti i dy sulmeve të tjera spekulative të kryera me të njëjtin ‘modus operandi’: një në Bahtin Tajlandez (monedha tajlandeze) dhe një në Ringgit Malajzian (monedha malajziane).

Financuesi përdori një pjesë të këtyre të ardhurave të tij për të bërë donacione të mëdha për kauza të dashura për të: ai dhuroi 400 mijë dollarë për të financuar referendumin në Massachusetts për dekriminalizimin e drogës dhe dhuron rreth 4 milionë dollarë në vit për një organizatë që promovon legalizimin e kanabisit. 

Ai lakohet si një figurë e lidhur me shumë lëvizje revolucionare si Revolucioni Portokalli në Ukrainë, Pranvera Arabe, Lëvizja e Gjelbër në Iran dhe grupet disidente Femen dhe Pussy Riot në Rusi, si edhe, si një nga financuesit e sistemit aktual të menaxhimit të emigracionit.

Këto teori mbështeten nga mijëra email-e të marra pas hakimit të serverëve të Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur të publikuar nga faqja e internetit DC Leaks në gusht 2016, duke përfshirë listën e emrave të përfituesve të donacioneve të tij.

Nuk është rastësi që Soros dështon të shprehë opinione (me gojë ose me shkrim) për çdo pjesë të botës (vizione për Azinë, për Rusinë dhe Ukrainën, për antisemitizmin dhe Izraelin, për Evropën, për Shtetet e Bashkuara) dhe është një mbështetës i zjarrtë i euros si monedhë e vetme në Evropë, për të krijuar situatën e pranishme në kohën e SME.

Në vitin 1999, ekonomisti fitues i çmimit Nobel, Paul Krugman e përkufizoi ‘efektin Soros’ në këtë mënyrë:
‘Askush që ka lexuar një revistë biznesi vitet e fundit nuk mund të injorojë se këto ditë ka vërtet investitorë që jo vetëm lëvizin para në pritje të një krize monetare, por në fakt bëjnë çmos për të shkaktuar një krizë të tillë për argëtim dhe përfitim.

Këta aktorë të rinj në skenë nuk kanë ende një emër standard; termi që unë propozoj është ‘Soroi’’.
Më poshtë është një video me deklaratat e Craxi në lidhje me Soros dhe situatën e asaj periudhe:

https://www.huffingtonpost.it/archivio/2013/07/12/news/george_soros_lo_speculatore-6461800/

https://www.wallstreetitalia.com/bologna-laurea-ad-honorem-a-soros-per-aver-speculato-30mila-miliardi-ai-danni-dellitalia/

https://www.eastjournal.net/archives/31307 

https://www.ilfattoquotidiano.it/2014/03/03/soros-il-miliardario-che-fece-crollare-la-lira-in-italia-per-investire-nel-mattone-delle-coop/901008/

https://www.investireoggi.it/economia/svalutazione-della-lira-nel-1992-il-ruolo-di-soros-le-vere-cause-e-gli-errori-della-bankitalia-di-ciampi/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco