Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Marrëveshja Rama-Meloni/ Manjani: Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës, por e shqiptarëve

22:03, 07/11/2023
A+ Aa A-

Gjatë diskutimit në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, në lidhje me marrëveshjen e fshehtë të Edi Ramës dhe kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni, për pranimin e refugjatëve nga Afrika, juristi Ylli Manjani u shpreh se, Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës, por e shqiptarëve.

‘Nëse duam të kërkojmë përgjegjësi, ligji e detyron Edi Ramën që ta zbatonte. Pastaj shkojmë në parlament, dhe pastaj do shkojmë në parlament dhe do ta shikonim sa fuqi ka, do ta ratifikonte apo jo. E pastaj i lind e drejta kujto që ta denoncojë në Gjykatën Kushtetuese.

Këtu mbyllet cikli ligjor i përgjegjësive mbi këtë marrëveshje specifike e cila prek territorin e Republikës së Shqipërisë.

Po prek territorin e Republikës së Shqipërisë dhe territori i Republikës së Shqipërisë nuk është pronë e Edi Ramës, por pronë e popullit shqiptar dhe populli duhet ta dijë këtë gjë.

Kaq është analiza ligjore e kësaj gjë, pa asnjë ngarkesë tjetër dhe pa asnjë insinuatë tjetër.  

Nuk ke pse e trajton zonën e Shëngjinit dhe Gjadrit, pra Lezhën në këtë formë, që kaq meritoni, ca kapanone dhe kaq.

Është edhe ana tjetër e medaljes, i sigurisë publike. Prandaj dhe bëhen konsulta. Çfarë ka për të thënë ministri i Brendshëm për këtë gjë? Është dakord ai, e garanton? Po ai 6 mijë policë ka e po ti vijnë edhe 30 mijë afrikanë në vit, në këtë moshën e ushtrisë që thua ti, çfarë do ti bëj atyre ai’, tha Ylli Manjani në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco