Lajmi i fundit

SPECIALE/ 7 orët e Erion Veliajt në SPAK

Refugjatët/ Alizoti: Po marrim një rrezik të madh! S’e përballojmë dot! Rama, antishqiptar

Refugjatët/ Alizoti: Po marrim një rrezik të madh! S’e përballojmë dot! Rama, antishqiptar

21:31, 07/11/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Tomor Alizoti, ka komentuar marrëveshjen e firmosur mes Shqipërisë dhe Italisë për strehimin e dhjetëra mijëra emigrantëve ilegalë në dy kampe në territorin tonë.

I ftuar në ‘Open’, Alizoti u shpreh se duke u përfshirë në këtë marrëveshje, Shqipëria po bëhet pjesë e një problemi global, siç është emigracioni.

Ai shtoi se Shqipëria nuk ka kapacitetet e duhura për të mirëpritur numrin e madh të emigrantëve që pritet të strehohen në vend për llogari të Italisë.

Gjithashtu deputeti demokrat zbuloi se ka pasur diskutime edhe për ndërtimin e një centrali bërthamor në Shqipëri, gjë që sipas tij e bën kryeministrin Rama një “antishqiptar”.

Alizoti: E gjitha ka një hile shumë të madhe. Sipas fjalëve të dala kjo është dakordësuar që në gusht. Këto marrëveshje duhet të jenë publike. Ata nuk do rrinë te shtëpia e zotit Rama. Problemi kryesor që kanë vendet e pasura është emigracioni. Një pjesë e madhe e vendeve afrikane dhe të Lindjes së Mesme do të vijnë drejt Europës.

Në Gjermani janë rritur forcat e ekstremit të djathtë për shkak të emigrantëve. Gjermania ka 82 mln banorë, Italia ka 60 mln dhe vjen Shqipëria me 2 mln banorë me një rrip toke dhe bëhet pjesë e një problemi global. Shqipëria sot nuk ushqen dot njerëzit e vetë. Lampedusa është një ishull me kapacitet 1600, sa e ka kapacitetin porti i Shëngjinit. Ai duhet të ishte port për Veriun dhe Kosovën. Ne jemi një vend shumë i vogël dhe i varfër, nuk jemi për t’i kthyer ndere Italisë.

Nuk mund të kthehemi në një hotspot të një problemi të tillë, kur vende si Polonia dhe Hungaria nuk e pranojnë. 36 mijë veta në vit janë shumë, kush i kontrollon ata? Nuk mund të përballohen. Politika e jashtme bazohet në interesa, nuk bazohet në dashuri. Këto janë përralla, ato që thotë kryeministri. Nuk e përballojmë dot, po marrim një rrezik të madh. Kam dëgjuar që është diskutuar edhe për një central bërthamor. Ky është një antishqiptar që ja bën këto Shqipërisë. Nuk e përballojmë dot teknikisht.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco