Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Avenir Peka: Marrëveshja me Melonin, Rama kërkon të blejë mandatin e 2025

18:45, 07/11/2023
A+ Aa A-

Drejtuesi i departamentit të Sigurisë në Partinë Demokratike, Avenir Peka i ftuar në ‘Task Forcë’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka folur në lidhje me marrëveshjen jo transparente të nënshkruar nga Edi Rama me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni për sjelljen e 36 mijë refugjatëve në Shqipëri.

Gjatë bisedës, Peka u shpreh se, Edi Rama me këtë marrëveshje kërkon të blejë mandatin në vitin 2025.

‘Marrëveshja për të cilën flasim sot është ajo me të cilën Edi Rama kërkon të blejë mandatin e 2025. Nuk ka asnjë lidhje me mirënjohjen.

E para, Edi Rama si qenie njerëzore nuk ka asnjë lidhje me mirënjohjen, e dyta nëse do të ishte për mirënjohje, ai duhej tu ishte mirënjohjës anëtarëve të familjes së tij, dhe e dimë që nuk është dhe e treta po të ishte për mirënjohje, Edi Rama duhej tu ishte mirënjohës 900 mijë shqiptarëve që kanë braktisur vendin, dhe që një pjesë e tyre e madhe ja bënë të mundur nëpërmjet votës në 2013, ardhjen e tij në pushtet.

Nuk mundet një palaço si ai, që të flasë për mirënjohje dhe nuk mundet që kryeministri i një shteti të thotë se, ne e bëjmë për mirënjohje sepse nuk duam gjë në këmbim.

Nëse e bën për mirënjohje, ti marrë ata refugjatë ti çojë në familjet e anëtarëve të kabinetit të tij, deputetëve të tij, në shtëpinë e tij, tek kulla që ka në Surrel, dhe tek patronazhistët’, tha Avenir Peka në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco