'Marrëveshja për emigrantët'/ Paloka: Po nuk reaguan shqiptarët as tani, e meritojnë çdo të zezë që ju bëhet

'Marrëveshja për emigrantët'/ Paloka: Po nuk reaguan shqiptarët as tani, e meritojnë çdo të zezë që ju bëhet

18:16, 06/11/2023
A+ Aa A-

Reagim i fortë ai i Edi Palokës, pas nënshkrimit të marrëveshjes së Shqipërisë me Italinë nga kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij Georgia Meloni, për strehimin e refugjatëve në Shëngjin.

Në një koment të lënë në Facebook, Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Paloka shkruan me ironi se kjo ishte kosotja e përqafimeve të Ramës me Melonin.

Më tej ai shkruan: E morret vesh tani se cila ishte kostoja e “perqafimeve” Rama-Meloni…

Ky pleh kryeminister ka ndermend ta ktheje Shqiperine ne kamp refugjatesh. Ka marre persiper sot ne marreveshjen e saponenshkruar qe te “strehoje” ne Shqiperi  emigrante e refugjate qe zbarkojne ne Itali. Ata qe nuk i mban dot nje nga shtetet me te fuqishme te globit, merr persiper ti mbaje ky ne token e shqiptareve e me parate e shqiptareve. Ky eshte krim direkt ndaj jetes dhe sigurise se shqiptareve . Eshte akti me i fundit antikombetar nga nje njeri qe mendon se eshte skllavopronar i popullit te tij.

Keshtu ka shitur gjithe kohen interesat e shqiptareve per karrigen dhe milionat e tij. Keshtu blihet rivendosja e diktatures ne Shqiperi dhe mbyllja e syve nga bota!

Qe ne fillimet e tij ne qeveri ishte gati ta kthente vendin ne pike grumbullimi te plehrave dhe armeve kimike. Me pas beri marreveshje per iranianet e afganet. E nderkohe qe nenshkruante me Angline marreveshje per dergimin e emigranteve shqiptare nga Anglia ne kampet e Ruandes, nenshkruan sot kete marreveshje qe do ta beje perfundimisht Shqiperine ishullin e krimit te organizuar.

Ka vite qe largon shqiptaret nga toka e tyre dhe tani do ti zevendesoje me afrikane…! Sa here duket se ky ka kapur fundin me skandalet e tij, ai arrin ne nje nivel edhe me te zi.

Po nuk reaguan shqiptaret as tani, e meritojne cdo gje te zeze qe ju behet!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco