Këlliçi: Tradhëti ndaj Shqipërisë, antishqiptari më i madh sot quhet Edi Rama

Këlliçi: Tradhëti ndaj Shqipërisë, antishqiptari më i madh sot quhet Edi Rama

17:47, 06/11/2023
A+ Aa A-

Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar pas marrëveshjes skandaloze dhe anti shqiptare të nënshkruar nga Edi Rama në Romë, duke e kthyer Shqipërinë në një kamp të madh refugjatësh.

Këlliçi shkruan se, kjo është tradhti ndaj Shqipërisë, dhe antishqiptari më i madh sot quhet Edi Rama.

Reagimi i Belind Këlliçit:

Pa diskutim parlamentar, pa konsensus politik, pa asnjë analizë dhe transparencë publike, pa dhënë asnjë detaj për marrëveshjen e nënshkruar, pa pyetur askënd, 1 vit pasi Tunizia refuzoi të njëjtën ofertë nga Italia, Edi Rama nga sot e shndërron Shqipërinë në kampin më të madh të refugjatëve të paligjshëm në Europë.

Kjo është tradhëti ndaj Shqipërisë dhe është pabesia më e madhe që Rama mund t'i bënte vendit tonë.

Tashmë në portin e Shëngjinit do të strehohen deri në 36.000 emigrantë të paligjshëm çdo vit.

Antishqiptari më i madh sot quhet Edi Rama, i cili çdo vit përzë me qindra mijëra të rinj nga vendi për t'i zëvendësuar ata me emigrantë të paligjshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco