Shqipëria kamp refugjatësh/ Zhulali: Nuk është çështje humanitare! Eksportimi nga Italia, e paqartë

17:44, 06/11/2023
A+ Aa A-

E ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, ekspertja për marrëdhëniet ndërkombëtare, Ilda Zhulali ka folur për vendimin e fundit të kryeministrit Edi Rama për ta kthyer Shqipërië në një kamp refugjatësh të Lindjes së Mesme.

Zhulali theksoi se kjo nuk është një çështje humanitare siç përpiqet ta transmetojë Rama, por është një çështje që lidhet me sigurinë ekonominë e Italisë me shoqërinë italiane dhe kohët e fundit është bërë edhe më e ndjeshme edhe pas zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme.

‘Eksportimi i këtij problemi nga Italia, një vend i madh i BE me një ekonomi shumë të fuqishme dhe struktura të specializuara dhe me të gjitha kapacitete të mundshme për ti bërë ballë këtij fluksi dhe zhvendosja te Shqipëria, një vend me mundësi tejet modeste është e pakuptueshme dhe i gjithë ky proces do të ketë një kosto të jashtëzakonshme financiare’, u shpreh Zhulali në Task Force.

Zhulali: Çështja që po diskutojmë këtu nuk është një çështje humanitare siç përpiqet ta transmetojë kryeministri shqiptar, është një çështje që lidhet me sigurinë ekonominë e Italisë me shoqërinë italiane dhe kohët e fundit është bërë edhe më e ndjeshme edhe pas zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme dhe po përkthehet si një çështje shumë e ndjeshme që ka të bëjë me sigurinë.

Eksportimi i këtij problemi nga Italia, një vend i madh i BE me një ekonomi shumë të fuqishme dhe struktura të specializuara dhe me të gjitha kapacitete të mundshme, për ti bërë ballë këtij fluksi dhe zhvendosja te Shqipëria, një vend me mundësi tejet modeste është e pakuptueshme dhe i gjithë ky proces do të ketë një kosto të jashtëzakonshme financiare dhe nuk e kemi të qartë se nga kush do të përballohet kjo kosto, sa nga Shqipëria dhe sa nga Italia, për të mos folur për elementët e sigurisë që Shqipëria i ka shumë më të dobët se Itali kur ndërkohë rreshtohet ndër vendet që ka probleme të theksuar me menaxhimin e krimit të organizuar kryesisht shqiptarë dhe mendoni se çfarë përmasash merr kjo e shoqëruar me një kontingjent emigrantësh origjina e të cilëve është problematike dhe siç e përmendi dhe kryeministrja Meloni një nga filtrat që duhet të bëhen në Shqipëri është filtrimi i këtyre njerëzve që do të vijnë, sa problem do të bëjnë ata për sigurinë apo jo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco