Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Tallavaja e Ramës me administratën në Athinë

VIDEO/ Alimehmeti: Problemi nuk janë protestat qytetare, por vjedhjet nga Veliaj dhe ata që nuk ndëshkojnë hajdutin

17:08, 29/04/2024
A+ Aa A-

Ilir Alimehmeti, kreu i Këshilltarëve të PD-së në Bashkinë e Tiranës, tha se në mbledhjen e Këshillit, janë 10 projektvendime, por asnjë prej tyre nuk mbron interesat e qytetarëve.

Alimehmeti tha se këta si mazhorancë nuk janë fare të shqetësuar për skandalin ‘5D’ apo inceneratorët, pasi po të kishin interes do e përfshinin në rendin e ditës.

Alimehmeti theksoi se problemi nuk janë qytetarët që protestojnë, por ata që vjedhin në Bashkinë e Tiranës dhe ata që nuk guxojnë të çojnë para drejtësisë këta grabitës të parave të qytetarëve.

Sipas tij, përmes një shkrese i janë drejtuar Ambasadave që reaguan për protestat qytetare, por pa thënë një fjalë të vetme për korrupsionin galopant të Bashkisë së Tiranës.

“Si presin të reagojnë qytetarët kur vidhen taksat që ato paguajnë? Si presin të reagojnë ata qytetarët kur nuk gjejnë të drejtën, në një shtet të drejtë qytetari duhet të marrë shërbimin. Kështu qytetari vetëm abuzohet”, tha Alimehmeti.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco