VIDEO/ Berisha: Paralajmëroj Tualetin me 5 mbiemra, larg duart nga protestuesit se të garantoj shpejt do të vijë radha ty

20:54, 16/05/2024
A+ Aa A-

Gjatë fjalës në tubimin e përnatshëm qytetar, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka paralajmëruar Taulant Ballën që të mos i prekë protestuesit.

‘Paralajmëroj Tualetin me 5 mbiemra, larg duart nga protestuesit se të garantoj shpejt do të vijë radha ty’, deklaroi kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Miq, këta hajdutë kudo që t’i shikoni, i pështyni në surrat. Në surrat t’i pështyni.

Së fundmi, paralajmëroj Tualetin me 5 mbiemra, larg duart nga protestuesit se të garantoj shpejt do të vijë radha ty.

Dhe nuk ka bandit në botë, në Shqipëri dhe as në botë, që të mbron.

Sepse je sot shtyllë kryesore e krimit.

E morët vesh apo jo zotërinj që kur erdhi Tualeti me 5 mbiemra në ministri, kokaina e tëra kalon lirshëm dhe një ngarkesë e vetme nuk kapet sepse janë në patronazhin e tij.

Ndaj dhe të pamposhtur në betejën tonë.

Me guxim, me zemërim të pakufishëm le të përmbushim ne misionin tonë, çlirimin e bashkisë, qeveri teknike, zgjedhje të lira.

Rivendosjen e demokracisë, çeljen e dyerve të mbyllura të integrimit.

Mbrojtjen e interesit kombëtar.

Rrofshi ju, fitore, fitore, fitore!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco