Skandal me Portin e Jahteve 400 mln euro, Teliti: Qeveria ka parashikuar ta paguajnë shqiptarët!

Skandal me Portin e Jahteve 400 mln euro, Teliti: Qeveria ka parashikuar ta paguajnë shqiptarët!

09:42, 06/11/2023
A+ Aa A-

Në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë, kur në komisionet parlamentare po diskutohet Buxheti i vitit 2024, duket se mazhoranca është e vendosur për të mos lejuar asnjë debat dhe asnjë kundërshti nga opozita, duke arritur deri atje sa edhe mbledhjet t’i bëjë online si në kohëra lufte apo pandemie.

Por, Dorian Teliti, këshilltari për Ekonominë dhe Financat, duke sjellë sot një fakt si dëshmi, ngriti dyshimin e thellë se mazhoranca po e pengon me të gjitha format opozitën pasi synon të miratojë një Buxhet sipas synimeve të saj. Dëshmi është fakti se mazhoranca ka planifikuar që Portin e Jahteve në Durrës prej 400 milionë eurosh ta paguajnë qytetarët, ndryshe nga ç’deklaroi Kryeministri Edi Rama publikisht.

“Qeveria vendos, populli paguan, - thotë Teliti. -  Disa muaj më parë, në kohën që qeveria miratonte projektin e Portit të Jahteve në Durrës, po vetë qeveria shprehej se asnjë qindarkë e shqiptarëve s’do shkonte për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano.

Si për befasi (jo të opozitës), në paketën buxhetore, qeveria ka përfshirë projektin e ri, atë të ndërtimit të portit në Porto Romano me një vlerë totale prej 400 milionë eurosh, ku vetëm në 2024-ën parashikohen të paguhen 80 milionë euro.

Plot surpriza paska ky projektbuxhet. Mos ndoshta kjo është një arsye më shumë që mazhoranca s’do debat dhe vendos në kundërshtim të rregullores që mbledhjet e komisioneve t’i zhvilloje online?!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco