SYRI TV/ Ambientalistët protestojnë për TEC-et në Vlorë: Kontrata për 'Tigrat' është zhvatëse

14:24, 04/11/2023
A+ Aa A-

Aleanca për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës, aktivistë e qytetarë janë mbledhur këtë të shtunë në një protestë për të kërkuar largimin e 2 TEC-eve nga brigjet e Vlorës. Ambientalistët e konsiderojnë katastrofë mjedisore praninë e TEC-eve në Gjirin e Vlorës, ndërsa thonë se kontrata është zhvatëse, pasi “Tigri 1” dhe “Tigri 3” prej më shumë se një viti paguhen pa prodhuar energji.

Nga SYRI TV

Dy termocentralet lundruese në Vlorë “Tigri 1” dhe “Tigri 3” prej më shumë se një viti qëndrojnë në gjirin e Vlorës ende pa prodhuar energji. Sipas KESH prodhimi dhe makineritë do të vihen në punë deri më 15 nëntor pasi janë ende në fazë testimi. Për këtë çështje, Aleanca për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës ka zhvilluar këtë të shtunë një protestë në Vlorë, me prani edhe të aktivistëve të shoqërisë civile dhe qytetarëve. 

Ambientalistët kanë kërkuar largimin e 2 Tec-eve nga brigjet e Vlorës, duke i bërë thirrje qeverisë të reflektojë ndaj zhvendosjes së tyre. Ambientalistët i cilësojnë Tec-et lundruese një katastrofë mjedisore, ndërsa paralajmërojnë edhe një përballje në gjyqësor, me përfaqësues të shtetit që kanë firmosur këtë qiramarrje. 

Ambientalistët vlerësojnë se kontrata është zhvatëse pasi Tec-et deri më tani nuk janë përdorur aspak dhe asnjë emergjencë energjitike nuk ka ndodhur aktualisht. 

Më pas aktivistët e shoqërisë civile kanë marshuar drejt Triportit atje ku janë vendosur prej më shumë se një viti 2 Tec0et lundruese, duke kërkuar menjëherë largimin e tyre nga Gjiri i Vlorës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco