Lajmi i fundit

LIVE/ Sulmet ndaj gazetarëve, protestë para parlamentit

VIDEO/ Piranjat shkarkojnë drejtoreshën e spitalit psikiatrik në Vlorë

21:43, 03/11/2023
A+ Aa A-

Dritë në fund të tunelit për pacientët e spitalit psikiatrik të Vlorë. Piranjat trajtojnë çështjen e këtij institucioni prej dy muajsh duke renditur dhe publikuar me radhë të gjitha problematikat.

Kur u mendua se të gjitha adresimet tona do të binin në vesh të shurdhër, më në fund lajmet e mira kanë ardhur. Këmbëngulja e piranjas, Kamila Xhakaj, bëri që dhe Ministria e Shëndetësisë të reagonte.

Ministria Albana Koçiu foli në lidhje me skandalin e Vlorës. ‘Është e vërtetë që kushtet në spital, ashtu siç i keni transmetuar dhe ju, janë në gjendje shumë të keqe. Nuk duhet të ishin ashtu.

‘Ne kemi marrë të gjitha masat që të përmirësohet gjendja e pacientëve në atë spital. I kemi larguar nga aty dhe do të nisim rikonstruksionin e godinës, pacientët do të jenë në kushte të favorshme në hotel momentalisht.

‘Do të bëjmë dhe zgjerimin e stafit dhe trajtimin e tyre. Do të nisë puna sa më shpejt dhe do të mbyllet. Ata pacientë e meritojnë të trajtohen me respekt’.

Ministria foli dhe pas kamerave duke dhënë disa detaje interesante. ‘Ju përgëzoj për punën. Nuk mund ta thoja në intervistë, por drejtoresha është liruar nga detyra. Shumë shpejt do të vendoset drejtor i ri. Do të ketë dhe përmirësim të situatës’, tha ministria ndër të tjera.

Një sagë që mbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi duket se më në fund gjendja e pacientëve do të përmirësohet. Të paktën kështu premton ministria… përndryshe, Piranjat janë sërish vigjilentë!

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco