VIDEO/ Retro.al, koleksionistët e makinave nën diktatin e Blendi Gonxhes

21:01, 03/11/2023
A+ Aa A-

Automjetet që po shihni i përkasin shekullit të kaluar.

Pavarësisht vitit të prodhimit, dizajni, eleganca dhe historia që ato mbartin i ka kthyer në vepra arti. Por nëse keni pasion makinat retro dhe po planifikoni të krijoni koleksionin tuaj privat, mendohuni pak sepse për të targuar në Shqipëri një makinë historike të 30 apo më shumë viteve më parë, nuk mjafton thjesht ta disponosh atë, por edhe ta vësh në dispozicion të shoqatës Retro.al dhe Blendi Goxhes, Drejtorit të Përgjithshëm të Transportit Rrugor.

Koleksioni ‘Retro.al’ lindi për të jetësuar trashëgiminë unike të makinave të vjetra dhe për t’i shërbyer me lehtësira komunitetit pasionant të koleksionistëve.

Të paktën kështu ishte projekti sepse realiteti është krejt tjetër, me një rregullore, e cila përmban absurditete të njëpasnjëshme, siç është për shembull pjesëmarrja e detyruar në aktivitetet që organizon shoqata.

Një diktat, ndaj të cilit koleksionistët nuk mund te rebelohen, sepse përfundojnë t’iu hiqen të drejtat e pjesëmarrjes dhe për rrjedhojë edhe benefitet që Retro ofron. Prandaj koleksionistët, vazhdojnë të marrin pjesë në aktivitetet që organizohen, shpesh herë dhe nën kujdesin e vetë zotit Gonxhja, siç është dhe aktiviteti më i fundit ‘Automotive Fair Albania’, i organizuar javës që shkoi në Pallatin e Kongreseve.

Në adresë të emisionit ‘Piranjat’ kanë ardhur denoncime pafund, nga persona që kanë pasion makinat retro, e që për shkak të diktatit të një individi, ndjehen të përjashtuar nga mundësitë, që të jep posedimi i një makine epoke.

Siç është për shembull rasti i koleksionistëve, që sjellin një makinë mbi 30 vjeçare nafte, e cila për shoqatën, nuk konsiderohet si makinë epoke. Sipas Gonxhes, kjo është një politikë që lidhet me ndotjen, pasi jo të gjithë mund të jenë pretendentë për të hyrë në retro.

I vetmi shans për ta është që të blejnë modele Retro, të personazheve me histori të veçantë. Një tjetër gjetje gjeniale e retros është targa historike H, ose më mirë të themi zëvendësimi i saj me logon ‘Retro.al’.

Në rregulloren teknike thuhet se me një targë të vetme Retro.al, koleksionisti mund të qarkulloje me 3 mjete. Mund të jete motor, mund të jete autoveturë apo edhe furgon epoke.

Një absurditet, që nuk dihet se nga është shpikur.

Sikur të mos mjaftonte kjo, mes kritereve theksohet se mjeti me status retro përjashtohet nga kontrolli kolaudues, që mund të shkaktojë aksidente nga këto mjete të 30, 40 apo 50 viteve më parë.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco