Bushati: Kurti i gatshëm ta nënshkruajë Asosacionin nëse e pranon dhe pala tjetër, ndryshe jo!

Bushati: Kurti i gatshëm ta nënshkruajë Asosacionin nëse e pranon dhe pala tjetër, ndryshe jo!

19:57, 03/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, analisti Andi Bushati ka folur për debatet në Kuvendin e Kosovës në lidhje me 'Asociacionin'.

Bushati sqaroi se deri në këto momente nuk mund të flasim që Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka pranuar Asosacionin, por ai është i gatshëm ta nënshkruajë nëse edhe pala serbe e firmos këtë marrëveshje.

‘Pra jemi në pikën e inpasit dhe jo në pikën kur duhet ngritur debati a duhet lavdëruar apo duhet sharë Albin Kurti që i ka thënë po asosacionit. Kjo duket një nuancë e vogël por është thelbësore për të kuptuar atë që po ndodh’, u shpreh Bushati.

Bushati: Nuk mund të flasim në këtë moment që Albin Kurti që e ka pranuar Asosacionin. Ai thotë, po, unë jam i gatshëm që ta pranoi, gjë që është e ndyshme nga ‘e kam pranuar’ sepse unë e pranoj nëse atë e nënshkruan dhe pala tjetër. Kurti thotë me pak fjalë, që unë e nënshkruaj po ta nënshkruajë dhe pala tjetër. Ama nëse pala tjetër nuk e nënshkruan dhe nuk e do ne nuk kemi Asosacion. Pra jemi në pikën e inpasit dhe jo në pikën kur duhet ngritur debati a duhet lavdëruar apo duhet sharë Albin Kurti që i ka thënë po asosacionit. Kjo duket një nuancë e vogël por është thelbësore për të kuptuar atë që po ndodh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco