Mustafaj: Shqipëria ka rrëshqitur në autokraci. Kur qytetarët kanë frikë, detyrën për të protestuar e marrin deputetët

18:48, 03/11/2023
A+ Aa A-

Kreu i departamentit ‘BrainGain’ në PD, Andi Mustafaj në një lidhje ‘Skype’ me emisionin ‘Syri Digjital’ në SYRI TV, me moderator Bled Markun, është shprehur se Shqipëria ka rënë në autokraci.

Sipas tij, nuk ka më ndarje pushtetesh në vend, ndërsa deputetët e mazjorancës janë kthyer veç në njerëz që ngrejnë dorën e nuk bëjnë asgjë tjetër.

Andi Mustafaj u shpreh se ‘ndonjëherë është e vështirë për ta të ngrihesh në një autokraci dhe kanë  të drejtë të kenë frikë, që të mos u merren shtëpitë, të hiqen nga puna dhe të mos burgosen, atëherë këtë detyrë madhore e luajnë  përfaqësuesit politik të zgjedhur në parlament, që janë deputetet e PD-së’.

‘Në autokraci kemi rrëshqitur prej disa kohësh. Ndarja e pushteteve në Shqipëri është fiktive. Kemi një president që puth dorën e kryeministrit, kemi një parlament që edhe njëherë nuk shërben realisht përveç se për të ngritur dorën.

Nuk ka projektligje, ligje apo kontroll që i lejohen opozitës. Kemi sistem gjyqësor për të cilin ka dyshime të forta anshmërie. Kemi autoritet administrative të pavarura, si Kontrolli i Lartë i Shtetit, apo të tjera, që nuk e shohim a kanë ekzistencë. Nuk shohim çfarë roli luajnë nën drejtimin e qeverisë.

Në këtë drejtim jemi në rrëshqitje të autokracisë.

Mos të them pastaj për të gjitha bandat e armatosura që dalin nga burgu dhe bëjnë fushatë për kandidatët e PS-së, siç kemi raste të shumta, të provuara edhe me video, siç është edhe rasti i Shkodrës.

Pra ne në autokraci kemi rënë.

Përshkallëzimi i veprimtarisë së opozitës, ky lloj dërgimi në ekstreme të nevojshme dhe të ligjshme, sepse qytetarët duhet ta dinë se PD dje nuk ka shkelur asnjë ligj, kanë ushtruar një të drejtë të tyre që është ajo e protestës dhe është një e drejtë bazike, sepse ne shtetit i kemi dhënë kompetenca të gjithë si qytetarë.

Kur shteti nuk ushtron më ato kompetenca ne kemi të drejtë që të çohemi dhe të kërkojmë llogari. Nuk është një delegim kompetence absolut që shteti të na shtypë neve.

Kur shteti nuk i ushtron më të drejtat e tij, qoftë ndaj qytetarëve, opozitës, apo çdo lloj enti të shoqërisë shqiptare, qytetaret duhet të çohen. Ndonjëherë është e vështirë për ta të ngrihesh në një autokraci dhe kanë  të drejtë të kenë frikë, që të mos u merren shtëpitë, të hiqen nga puna dhe të mos burgosen, atëherë këtë detyrë madhore e luajnë  përfaqësuesit politik të zgjedhur në parlament, që janë deputetet e PD-së’, tha Andi Mustafaj në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco