Klevis Balliu: Basha është anëtar i mazhorancës, i caktuar të bëjë një rol opozitar

17:30, 03/11/2023
A+ Aa A-

Investigimin e publikuar nga BBC, ku Lulzim Basha del në një 'tavë' me Prigozhin, i financuar nga rusët për lobimet e tij në ShBA, Klevis Balliu i ftuar ditën e sotme në edicionin informativ të pasdites u shpreh e Basha është një anëtar i thjeshtë i korruptuar të cilit kjo mazhorancë i ka caktuar një rol që të bëjë si opozitar. 

Ndër të tjera, deputeti i Partisë Demokratike tregoi se qytetarët tashmë e kanë kuptuar mjaft mirë se për cilin krahë po punon Basha.

Deklarata e tij:

Klevis Balliu: 'Jo vetëm që nuk i kemi parë këto tituj por ka ndodhur diçka vërtetë e çuditshme. Në mediat e qeverisë kemi vetëm replikat e Bashës dhe nuk kemi asnjë gërmë sa i përket investigimit të BCC.

Unë i referohem se këta do të ishin tituj sepse para disa vitesh këto kanë qenë titutj të mazhorancës dhe po të këtyre mediave që përfitojnë para nga kjo mazhorancë. 

Juve ju kujtohet që janë bërë dhjetëra e qindra emisione me këta media, ndërsa sot nuk përpëlin as zëri pse? Shumë e thjeshtë, Lulëzim Basha po kalon në krahun e tyre.

Basha sot është një anëtar i thjeshtë i korruptuar të cilit kjo mazhorancë i ka caktuar një rol që të bëjë si opozitar. 

Patjetër tani qytetarët e kanë kuptuar mjaft mirë dhe nëse ai do të kishte qenë kryetar i opozitës do të merreshin me këtë çështje mediat dhe punonjësit e pavarur të qeverisë që punojnë te bashkia e Tiranës do të ishin nëpër emisione duke hulumtuar e shpjeguar se si është lidhur Basha me rusët gjë për të cilën shpresoj mos të jetë e vërtetë sepse dikur ka qenë kryetar i PD, por sot qartazi ai jo vetëm nuk është kryetari i partisë demokratike, por nuk është kryetar i asgjëje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco