Salianji: Memecët parlametarë shkruajnë e nënshkruajnë për mbyllje goje të opozitës

Salianji: Memecët parlametarë shkruajnë e nënshkruajnë për mbyllje goje të opozitës

17:18, 03/11/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji shkruan se memecët parlamentarë qe nuk i sheh askund të ushtrojnë funksionon e deputetit, paskan nënshkruar përjashtimin tonë se kërkojmë të zbatohet ligji.

Salianji është shprehur se në listën e nënshkruesve janë ish ministra të akuzuar për korrupsion masiv; për fikje radarësh, hapje e rende kjo “fikja” për të lehtësuar trafikun e drogës.

Postimi

Memecët parlamentarë shkruajnë e nënshkruajnë për mbyllje goje të kujtdo! Këta që gojën e kanë të mbyllur dhe vullnetin të ndrydhur sepse janë të zhytur në korrupsion e paligjshmëri dashkan të bëhemi si këta. Kush e nënshkruan i pari, Fadil Nasufi që kryeson e sterron në dosjen e SPAK, ish kryebashkiaku i Beratit i padukshëm në jetën parlamentare, por protagonist fort në dosjen e SPAK që shfaqet si shërbëtor i përulur ndaj korrupsionit, që përgatit shkresa dhe letra dhe vihet në dispozicion me për të mashtruar këshillin bashkiak që të përfitojë nga tenderat korruptivë! Që i japin shkresa gati për ti firmosur!

Vazhdon lista e peticionerëve, me ish ministra të akuzuar për korrupsion masiv; për fikje radarësh, hapje e rende kjo “fikja” për të lehtësuar trafikun e drogës; Askushi e Arsimit e akuzuar për plagjiaturë, që shkatërroi arsimin dhe detyroi studentët ta zbythin! Shkëlqejnë pas tyre deputetë nënshkrues që gojë skanë por dorën e kanë të rëndë si gjobaxhinj kur kanë drejtuar tatimet dhe institucionet vendore në Vlorë e Fier!

 Listën e nënshkruesve e mbyll ish ministrja Gjonaj e padrejtësisë, e akuzuar në prokurori për lehtësimin e financierit të bandës të strukturuar kriminale Seitaj. Nazer Seitajt hetohej në lidhje me 4 ton drogë të kapura në Babicë të Vlorës por ish Ministrja firmosi ekstradimin për të lehtësuar grupet kriminale! E për këtë kërkuam komision hetimor dhe këtë e refuzuan se do ta “hetonte” drejtësia! Këta janë ata që s’duan parlament e opozitë, këtë model duam të ndryshojmë, të shkelmojmë korrupsionin që shpërfaqet banalisht por kryelartë prej paprekshmërisë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco