VIDEO/ Zaimi: Vuçiç refuzoi planin e ndërkombëtarëve, Kurti ka bërë përparime të mëdha

VIDEO/ Zaimi: Vuçiç refuzoi planin e ndërkombëtarëve, Kurti ka bërë përparime të mëdha

16:56, 03/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca ishte anëtari i VV, Arbër Zaimi.

Zaimi është shprehur se Serbia nuk ka pranuar që të nënshkruaj draftin e propozuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe si pasojë nuk kemi një marrëveshje edhe pse Kurti është shprehur e gatshëm ta pranojë.

"Debatet parlamentare nuk po reflektojnë një nivel të madh analize, por po bëhet një vend për përplasej edhe sepse situata meriton një analizë të thelluar. Hapësira manovruese e Kosovës është e diregjuar nga marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015.

Sivjet prej shkurtit dhe prillit në Bruksel dhe Ohër është që obligimet e Kosovës ishin diskutimet e vetme ndërsa tani po diskutohen edhe obligimet e Serbisë deri në një njohje defakto e Kosovës.

Serbia nuk ka pranuar të nënshkruaj dokumentat e paraqitur qoftë drafti Franko-Gjerman qoftë edhe draftin e fundit dhe për këtë arsye nuk ka një marrëveshje. Kurti ka qenë në dispozicion për të nënshkruar marrëveshjen por nuk është pranuar nga pala serbe e kjo sjellë që nuk ka një marrëveshje për të dyja palët."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco