Kurti raporton sot para deputetëve lidhur me takimin e fundit në Bruksel

Kurti raporton sot para deputetëve lidhur me takimin e fundit në Bruksel

08:49, 03/11/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të raportojë sot para Kuvendit të Kosovës lidhur me takimin e fundit në Bruksel në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi. Kuvendi do të mblidhet me fillim nga ora 11:00, raporton Express.

Kurti ishte takuar me udhëheqësit e Gjermanisë, Francës dhe Italisë me 26 tetor dhe pas takimit kishte deklaruar se ishte i gatshëm për ta nënshkruar propozimin që i ishte dorëzuar më 21 tetor nga pesëshja e madhe, lidhur me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

”Pavarësisht ofertës sime, Serbia refuzoi të nënshkruajë marrëveshjen dhe draftin e 21 tetorit. Përkundrazi, ajo kërkoi një letër anësore që do të anulonte 3 parime të marrëveshjes dhe propozimin e 21 tetorit. Pranimi do të thotë nënshkrim, dhe nënshkrimi garanton pranimin dhe zbatimin”, ka deklaruar Kurti.

Përvec raportimit të Kurtit, në rend dite janë edhe disa pika tjera. Do të votohet Propozim-rezoluta për mbështetjen financiare të Policisë së Kosovës, si dhe Projekt-rezoluta nga debate parlamentar në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave.

Më poshtë gjeni të gjitha pikat e rendit të ditës:

1.  Raportimi i Kryeministrit të Kosovës, z. Albin Kurti për takimin  e fundit në Bruksel në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi,

2.  Votimi i Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës,

3.  Votimi i Projekt-Rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave,

4.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-208 për Parqet Industriale dhe Teknologjike,

5.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-237 për kadastër të pronës së paluajtshme,

6.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore,

7.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-258 për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë,

8.  Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportin Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës, për vitin 2022,

9.  Zgjedhja e 2 (dy) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,

10.  Zgjedhja e 1 (një) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb,

11.  Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje,

12.  Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco